Aktualitet

Independent: Nëse Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, çfarë do ndodhte me shpresat e shqiptarëve?

Nëse Partia Demokratike do kishte mundur në zgjedhje socialistët me kryeministër Edi Ramën do kishin filluar përplasjet me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin shuar (copëtuar). Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja të normalizojë gjendjen në rajon.

Një artikull i prestigjiozes britanike me titull: Pse është kaq problem për Putin anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Duke u tërhequr paksa nga Siria, Putin e ka thyer vëmendjen totalisht tek Ballkani Perëndimor, aq më tepër tani që u mbajt samiti në Sofje dhe në qershor pritet një vendim nëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë do fillojnë zyrtarisht bisedimet e pranimit. Independent shkruan se gjëja e fundit që do donte Kremlini është integrimi Europian i Ballkanit dhe formimi i një zinxhiri të pandashëm shtetesh anëtare të BE-së nga Deti Egje në Alpe.

Ja çfarë shkruhet për Shqipërinë: Tani Rusia po e kthen vëmendjen drejt Shqipërisë, ku Kryeministri socialist energjik dhe i suskesshëm i vendit Edi Rama, i trajnuar si artist në Francë, po shpreson të marrë aprovimin e BE për të nisur sa më  shpejt negociatat për anëtarësim.

Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit nën akuzë për korrupsion gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ku lideri i mëparshëm Sali Berisha e çoi ekonominë shqiptare në një vorbull krize financiare, në kohën ku lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan shqiptarëve të gjitha kursimet e tyre.

Shefja e politikës së Jashtme Federica Mogherini u ofendua nga pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha, kur ajo insistoi se të gjithë gjyqtarët duhet të futeshin në Vetting, për të cilët thuhet se janë futur me miqësi në kohën e PD-së. Basha i konsideroi budallallëqe paralajmërimet dhe insitimet e saj se gjykatat duheshin pastruar. Dhe përpos kësaj, ai shkoi në Amerikë për të kërkuar mbështetje nga administrata e Trump.

Në atë kohë doli skandali se një lobist amerikan kishte marrë plot 870 mijë dollar që Basha të bënte një foto me Trump. Pyetja është, kush i pagoi 875,000 dollarë? Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” dhe “Herald” në Glasgou, tregojnë se paratë vijnë nga oligarkët pro-Putin,  para të cilat janë kanalizuar përmes një kompanie në Edinburg dhe më pas dhënë një firme lobimi me seli në Uashington DC.

Indendent vijon më tej duke shkruar se pothuajse Brenda një natë iu dhanë gati 1 milion dollar partisë Demokratike shqiptare, të përdorura për afrimin e tij me administratën Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë.

Nëse Partia Demokratike do kishte mundur në zgjedhje socialistët me kryeministër Edi Ramën do kishin filluar përplasjet me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar (shuar). Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja të normalizojë gjendjen në rajon./Artikulli origjinal me autor Denis MacShane  këtu.  Tiranapost.al E.B