• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Inaugurohet godina e re e policisë kufitare në Hanin e Hotit. Lleshaj: Investim 45 mln euro


    U inaugurua sot godina e re e policisë kufitare në Hanin e Hotit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh se ajo do të shkurtojë kohën e pritjes për të gjitha ata që do të kalojnë kufirin.

    “Ne duhet t’i përmirësojmë portat e hyrjes së Shqipërisë, ato duhet të jenë dinjitoze, të lira për kalimin e rregullt dhe të pakalueshme për kalimin e parregullt. Sot kompletojmë këtë pikë kufitare dhe një nyje e rëndësishme për vendin tonë. Kompletimi në infrastrukturë, por ajo që vjen është kompletimi në shërbim. Investimi 45 milionë lekë krijon kushte për të përmirësuar nivelin e cilësisë së shërbimit tonë. Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj gjatë fjalës së tij./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690