SPORT

Immobile afër rinovimit me Lazion

Ciro Immobile mund ta mbyll karrierën si lojtar në Lazio. Sipas Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet për rinovimin e kontratës me mes klubit romak dhe sulmuesit italian janë drejt mbylljes. Sulmuesi italian, i blerë gjatë verës së viti të kaluar për 10 milionë euro nga Sevilla, do të firmosë një kontratë të re me përmirësim të ndjeshëm të pagës. Aktualisht sulmuesi është i lidhur me Lazion deri në vitin 2021 dhe me një pagë 2 milionë euro në sezon. Ai do të shndërrohet më i paguari te Lazio, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni. /XH.K