Showbiz

‘I`m sexy and I know it’. Ndaj muret e shtëpisë do t`i mbush me veten

‘I`m sexy and I know it’. Ndaj muret e shtëpisë do t`i

Bëj një foto ose pikturë të vetes në përmasën më të madhe që mundesh dhe vendose në mur. Zgjidh një kënd të përshtatshëm që ta shikosh veten sa herë të të marrë malli. Kjo është moda jo dhe aq e re e vajzave të njohura, të ndërgjegjshme për bukurinë e tyre. E ka vendosur Çiljeta një Çili të madhe në mur dhe ka pozuar para saj disa vite përpara.

Edhe Rudina Dembacaj bëri autoironi një ditë pikërisht me foton profil të vetes. Edhe ajo në përmasa të madhe.

E fundit që ka zbuluar muret e shtëpisë është Ingrit Gjoni. Edhe ajo ka varur një profil të vetin, pozuar po aq seksi sa vajzat e tjera të showbizit, të bukura dhe të ndërgjegjshme për bukurinë e tyre.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije