• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Video/ Ilva Tare komenton nga Euronews Lyon: ‘Starting’ mundësi e humbur për BE dhe Shqipërinë


    Gazetarja Ilva Tare e ftuar në edicionin e lajmeve në “Euronews” në Lyon komentoi vendimin e sotëm për të mos u çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tare tha se çelja nuk do ndryshonte jetën e një francezi, as të një holandezi, do t’i jepte mundësi e mjete BE-së për të monitoruar më mirë vendet që presin anëtarësim. Një “Po” ishte sot mundësi e humbur për të dy palët.

    Intervista me gazetaren Ilva Tare:

    Ilva, faleminderit shumë që jeni me ne sonte. A nuk ka ndërmarrë Shqipëria një numër reformash për hapjen e negociatave, pra cilat janë pengesat?

    Ilva Tare: Isabel faleminderit për ftesën. Po e nis duke thënë atë ç’ka Komisioneri Hahn ka shprehur sot. Ai tha se “më duhet të shfajësohem dhe se ka nevojë t’i kërkojë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ata i kanë përmbushur kushtet, pikë!” Komisioneri Hahn dhe Ministrja e Jashtme e Finlandës thanë se nuk e mbajtën dot fjalën, Bashkimi Evropian nuk po e mban fjalën. Kjo është ajo ç’ka po ndihet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që reformat kanë nevojë për kohën e tyre për tu implementuar por, Komisioni Evropian po thotë se kemi përmbushur gjithçka që na kanë kërkuar. Patjetër që na duhet një rekord më i mirë dhe se duhet ende të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por kjo kërkon kohë. Pra ajo ç’ka duket se po ndodh është se BE-ja po e shtyn procesin, po humbasin atë vrullin, atë mundësinë dhe sigurisht askush nuk e di më se kush do ta plotësojë hapësirën që po le pas Bashkimi Evropian në Ballkanin Perëndimor.

    Ju flisni për mbushjen e një vakumi dhe gjithashtu ka shqetësime mbi stabilitetin e vendeve nëse bisedimet nuk hapen, është e vërtetë kjo sipas mendimit tuaj?

    Ilva Tare: Mendoj se ka disa të vërteta në të,  veçanërisht Bashkimi Evropian po tregon se ata po e humbasin këtë mundësi, ata po e vonojnë këtë proçes sepse duan, sidomos Presidenti Makron, siç e përmendët edhe ju Isabell, ai kërkon një qasje të re, një metodologji të re, epo kjo është një ide e mirë, është një pikë e drejtë dhe ekziston një krizë në procesin e zgjerimit. Në disa shtete është krijuar kleptokraci, kështu që në të vërtetë nuk po shkon ashtu siç do Bashkimi Evropian. Por cilat janë masat më të mira që mund të përdorim. Mund të përdoren metoda dhe mjete europiane për të monitoruar këto reforma.

    Por ky është një proçes demokratik apo jo, dhe ju duhet të keni përkrahjen e të gjithë vendeve anëtare. 

    Ilva Tare: Jam shumë dakord. Por hapja e negociatave Isabel, nuk do të thotë se ne do të bëhemi anëtarë neser, asgjë nuk do të ndryshojë për një qytetar Francez apo për një qytetar Hollandez. Negociatat mund të zgjaten deri në 10 vite, nësë jemi me fat dhe negociatat shkojnë mirë. Bashkimi Evropian dhe çdo shtet anëtar e kanë peshën dhe mekanizmin për t’i kthyer kapitujt mbrapsht, që është diçka e re që po diskutojnë tani në Bruksel. Nësë shtetet anëtare të BE-së nuk ndihen të sigurt me mënyrën se si shtetet kanë përparuar dhe arritur reformat ata mundet t’i kthejnë kapitujt, por fillimi i negociatave do të ishte mundësia më e mirë si për Ballkanin perëndimor ashtu edhe për Bashkimin Evropian. / Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post