Aktualitet

Ilva Tare: Ja çfarë do kap rrjeta e Vettingu-t

Ilva Tare: Ja çfarë do kap rrjeta e Vettingu-t

Gazetarja Ilva Tare ka komentuar deklaratat e para të shefes së OMN-së, Gjenovefa Ruiz Kalavera. Në një lidhje direke me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, gazetarja e cila bën emisionin politik “Tonight Ilva Tare” në Ora News ka thënë: "Spanjollja Kalavera pati takim me zyrtarët, mesazhet ishin kofidenciale dhe nuk mund t’i jepen publikut. Ajo premtoi transparence dhe komunikim larg mundësisë për tu manipuluar. U duk e thjeshte dhe rigoroze”.

Por si e shikon gazetarja Ilva Tare nisjen e Vettingu-t, aq shumë të debatuar? A do të bien në rrjetin e Vettingu-t peshq të mëdhenj?

“Edhe peshqit e vegjël nëse kapen është dacka pozitive dhe tregon se po krijohet shtet. Pa patur shtet ligjor nuk do te kemi investime te huaja. Dhe procesi i shteti ligjor do te ndihmohet nga reforma në drejtësi”, thotë Tare.