AktualitetPolitikëTe gjitha

Ilir Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, një mbledhje kjo e cila nuk u lajmërua më herët për mediet. Mësohet se në këtë mbledhje morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejtori i komanduar i SHISH, Helidon Bendo, si dhe ministrat Gjiknuri dhe Xhaçka.


Mbledhja ka nisur në orën 16:00 ndërsa Rama ka qëndruar vetëm 50 minuta për shkak të axhendës së tij.

Gjithashtu mediet janë njoftuar se në orën 18:30 ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do te dalë në një konferencë për mediet./Tiranapost.al