Aktualitet

Iku vapa dhe plazhi? Moti ka një surprizë të këndshme

Pas disa ditëve me reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta, sinoptikanët parashikojnë rikthimin e ditëve me diell dhe temperaturave që do të jenë të përshtatshme edhe për plazh.

Fundjava do të jetë me mot të kthjellët dhe do të rikthejë temperaturat verore edhe në mes Shtatori. Bregdeti i jugut do të jetë veçanërisht i favorshëm për plazh.

Pra, moti do i rezervojë të gjithë atyre që e adhurojnë detin dhe një fundjavë të fundit në plazh për këtë vit. K.H/ tiranapost.al