Aktualitet

Ikën ngrehina e fundit në mes të Tiranës

Ikën ngrehina e fundit në mes të Tiranës

Kjo ndërtesë ka funksionuar si fast-food dhe si qendër bukurie, e ndërtuar 10 vjet më parë në sheshin “Italia” qëndronte kundrejt çdo rregulli urbanistik në këtë vend.

Ajo i rezistoi shumë fushatave për shembje, por më në fund duket se i ka ardhur edhe asaj fundi për t’i hapur vend Arenës Kombëtare. Lajmi dhe video u dha edhe nga vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili e quante atë, “çibani i fundit”.

https://www.instagram.com/p/Bzzp3CZh2xq/

“Iken ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranes per ta hapur plotesisht Sheshin Italia per Arenen Kombetare. Shpronesim per ata me leje, prishje per te fortet qe shtuan katet pa leje ne kohe te Lulit e Kunatit famëkeq. Tirana nuk ndalet”, shkruan Veliaj në një postim në Instagram./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/shembet-godina-4-kateshe-prej-xhami-te-sheshi-italia/