• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Igli Tare kërkohet me ngulm nga Milan


    Edhe pozicioni i Leonardos te Milani është në rrezik. Pronarët e Roossonerëve po mendojnë që ta shkarkojnë drejtorin teknik, pas dështimeve në këtë sezon.

    Elliott Menagment kanë mbetur të zhgënjyer nga transferimet që kanë ndodhur në afatin kalimtar të verës së kaluar, andaj ata kanë drejtuar gishtin te legjenda e klubit.

    Leonardo me shumë gjasë do të shkarkohet nga Milani me të përfunduar ky sezon, ndërsa Igli Tare është në listën e pronarëve italian, pas punës së shkëlqyer që po bënë te Lazio.

    Sipas Calciomercatos, drejtori shqiptar i ka impresionuar pronarët e Milanit me transferimet e bëra te rivali nga Serie A, andaj e duan transferimin e tij para se të hapet afati kalimtar.

    Rossonerët janë në dijeni se Lazio nuk do ta lejojë aq lehtë largimin e Tares, por që në këtë sezon ka pasur një plasaritje të raporteve me drejtorit shqiptar dhe Biancoceleste. /XH.K