• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    If you dont want to die, adapt!


    Sigurisht, këto janë votimet që historia do t’i regjistrojë për nga precedenti, por edhe unikaliteti i tyre.

    Marria e klasës politike, që është prej 25 vjetësh në front të parë, nuk gjeti një emërues të përbashkët, sepse destabiliteti i intereson një pakice në politikë më shumë sesa çdo pazar, marrëveshje. Një Shqipëri e dalë nga binarët është marrëveshja ideale që garanton sigurinë, kjo është kuptuar. Por, ja e zëmë se nuk do votojmë në këto lokale që në fakt është pushteti më i afërt me shërbimet ndaj qytetarit. E pyesim pak veten? Ku na çon? Çfarë na sjell? Pas 10 gushtit, nëse nuk ka një mandat të rifreskuar, çdo bashki bllokohet dhe vendi kalon në kaos. Ligjërisht nuk mund të ndodhë asgjë, as të mblidhen plehrat, as të marrësh shumë shërbime.

    Këto nuk janë zgjedhje militante, as partiake, por janë e vetmja dorë ku mund të mbajmë oksigjen për Shqipërinë! Janë të nevojshme!

    Sigurisht, këto janë votime më shumë sesa zgjedhje, për shkak të mungesës së kundërshtarit, por ti shko voto, pro apo bëje të pavlefshme, por voto, për të ndëshkuar çdo aventurier që lidh nyjë fatin tënd si qytetar me fatin e vet politik.

    Voto, jo se je trim a trime, por se duhet të kesh frikë nga një e ardhme që parashikon errësirë dhe kaos.

    Para disa ditësh ndoqa një dokumentar në Netflix për familjen mbretërore në Angli.

    Ishte një dokumentar që të mësonte sesi arti i errët i mbijetesës në njerëzit e fronit të kësaj familjeje kish qenë pika e fortë. Kur të gjithë kushërinjtë, që nga Cari i Rusisë, që u vra familjarisht në qilar (për shkak se kushëriri i parë i Carit, George 5, mendoi për vendin e tij më shumë sesa për fatin e shokut të ngushtë të fëmijërisë, të cilit si përfundim nuk i dha azil se vendi nuk e priste mirë), të tjerë fëmijë a nipër e mbesa të Viktorias u rrëzuan nëpër botë, ata qëndruan.

    Kishin bërë jo pak kompromise të errta, por thënia e gazetarit të sqaronte mirë: If you dont want to die, adapt!

    Kështu, ndoshta edhe në Shqipëri, 30 qershori i së dielës të vendos para ndërgjegjes tënde për jetën në këtë vend dhe jo për çështjet teknike që e bëjnë të diskutueshëm procesin. Do vrasësh një princip për të mirën e perbashkët nëse të kërkohet. E kanë zbuluar vende që kanë shpikur të drejtat e njeriut, demokracinë, parlamentin, kundërshtarin…

    Askush nuk do më të vdesë por të jetojë dhe të bëjë një akt kurajoz në emër të normalitetit. Normalët shkojnë në votime, anormalët kërkojnë dhunë e luftë. S’ka fuqi më ky vend për luftë. Po fare, fare…!

    *Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]