Aktualitet

Idrizi për protestën e PD: Dialogu kërkon zgjidhje, jo rrugë të bllokuara

Protestën e paralajmëruar të PD-së për të hënën me bllokimin e akseve rrugore, nga mazhoranca ka zgjedhur ta komentojë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Nga Durrësi, Idrizi tha se kjo nuk është zgjidhje, aq më tepër në kontekstin politik në të cilën vjen kjo protestë. Kjo referuar faktit që prej kohësh po kërkohen rrugë për dialog mes palëve, dhe për këtë qëllim nesër do të vijë në Tiranë, eurodeputeti gjerman David McAllister.

“Zgjidhja është zhbllokimi i rrugëve të krizës. E pamundur një krizë që na nxjerr jashtë institucioneve. Kemi bërë disa propozime, por nuk ka vullnet politik. Këtë krizë shqiptarët s’ ja kanë borxh politikës”, tha kreu i PDIU-së.

Ndërkohë, Idrizi ka përsëritur qëndrimin e tij se meqë këtë situatë politike nuk po e zgjidhin dot burrat, le ta zgjidhin gratë. /Copyright Tiranapost.al/