Aktualitet

Identifikohet shqiptari i vrarë në Athinë

Një ditë pas atentatit policia greke ka publikuar identitetin e shqiptarit të vrarë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Ilia Qerim Kulli, nga Vlora.

Ngjarja ka ndodhur në Menidhi të Athinës, ku shqiptari është goditur me dy plumba në koke dhe në kraharor.

Sipas dëshmitareve okulare ai ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua.

Edhe pse i plagosur rëndë, i ka dhënë makinës për rreth 800 metra dhe pastaj është përplasur para një kafeje, ku ishte klient i rregullt.

Pikërisht pronari i kafes e ka marrë me makinën e vet dhe e ka çuar në spital, ku u konstatua se kishte vdekur. Dëshmitarët okularë kanë thënë se agresorët ishin dy, hipur në një motor. Ata kanë thënë se porta e makinës nga ana e shoferit, kishte vrima plumbash dhe se duhej të ishte qëlluar të paktën 3-4 herë.