• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Te gjitha

    Identifikohet autori i vrasjes në Pukë


    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit, Petrit Biba, mbrëmjen e djeshme në Pukë. Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Enderis Doda, rreth 26 vjeç.

    Petrit Biba u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 shkurt) në fshatin Vrrithë, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

    Dyshohet se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia dhe dy të rinjtë nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje./Tiranapost/A.C