Aktualitet

Identifikohet autori i sulmit në Britani

Khalid Massod është emri i autorit të sulmit në parlamentin britanik.  Khalit është 52 vjeçari që sulmoi barbarisht pranë parlamentit britanik në Westminster që shpalli edhe gjendjen e terrorit. Ky është lajmi i fundit i raportuar nga mediat britanike të cilët thonë se policia e ka identifikuar. Nga sulmi humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 40 . Ai ishte i dënuar më parë dhe emri i tij ishte i njohur për policinë, Khalid kishte përdorur identitete të tjera.

Policia njofton se ai ka lindur në Kent dhe se ka jetuar në West Midlands.  Dënimi i tij i parë ishte në nëntor 1983 për dëm penal dhe dënimi i tij i fundit ishte në dhjetor të vitit 2003 për posedim të një thike. Ai nuk ka qenë i dënuar për terrorizëm.

Ταυτοποιήθηκε ο δράστης της επίθεσης στο Λονδίνο - λέγεται Khalid Masood