Aktualitet

Identifikohen autorët e vrasjes së Santiago Malkos

Identifikohen autorët e vrasjes së Santiago Malkos

Një muaj pas atentatit të ish-efektivit Santiago Malko, Policia e Tiranës zbardhi dhe dokumentoi autorësinë e vrasjes duke shpallur në kërkim 8 persona: Leonard Duka,  Elis Duka., Ilir Selmani.,  Oltion  Loga., Dritan  Agaj, , Aleksandër Maxhaku,  Xhoni Nica., (të shtatë banues në Tiranë) dhe Fatmir Hyseni., (M.,) banues në Vlorë.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lidhje në ekzekutimin e Malkos, në 27 gusht, në rrugën “Xhanfize Keko”. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë.

Dyshimet janë që Fatmir Hyseni, ka qëlluar me kallashnikov drejt Malkos, besohet se është kontraktuar nga vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka, duke u mbështetur më pas nga anëtarët e tjerë të skuadrës Oltion Loga, Dritan Agaj,Ervis Metani, Ilir Selmani dhe Bledar Teta.

Këta persona janë klasifikuar si grup i strukturuar kriminal dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale 'Vrasja me paramendim', 'Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit' dhe 'Vjedhja'.

I vetmi i arrestuar për ngjarjen deri tani është Blendi Teta, që akuzohet për mos kallëzim krimi.

Në një njoftim zyrtare të policisë bëhet me dije se, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.

"Grupi hetimor vijon me intensitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimin e kapjen e personave te mësipërm të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim", shkruhet në deklaratën zyrtare për mediat./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-publikohen-pamjet-e-krimit-mafioz-si-u-ndoq-dhe-u-ekzekutua-santiago-malko/

http://www.tiranapost.al/artan-hoxha-jep-shifren-sa-u-pagua-per-vrasjen-e-santiago-malkos/

http://www.tiranapost.al/i-arrestuari-i-vetem-per-vrasjen-e-santiago-malkos-nuk-e-njihja-ate-dhe-as-autoret/

http://www.tiranapost.al/vrasja-tek-porcelani-momentet-e-dhimbshme-te-nenes-se-26-vjecarit-kur-mberriti-ne-vendin-e-ngjarjes/