• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Ideja e 3 të rinjve në Durrës për të bërë biznes. Përpunonin e ambalazhonin kanabis për…


    Tre të rinj në Durrës merreshin me përpunim dhe ambalazhim të kanabisit, me qëllim që ta tregtonin atë më pas. Ata kishin marrë me qera një shtëpi ku edhe merreshin me këtë punë.

    Të rinjtë e arrestuar janë: Hermes Kalemi 22 vjeç, Saimir Sula 24 vjeç, Enriko Driza 20 vjeç, të tre banues në Plazh, Durrës.

    Ata operonin kështu, pasi e përpunonin dhe e ambalazhonin lëndën narkotike e tregëtonin kundrejt vlerës 1000 lekë të reja, një qese e ambalazhuar.

    Policia gjatë kontrollit në këtë shtëpi të marrë me qera gjeti dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura me marijuanë, disa qese me marijuanë, gati për t’u hedhur në treg, dhe 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.

    Ndërsa në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve, Hermes Kalemit u gjet dhe sekuestrua kanabis në formë “boçe”./ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]