• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Shkurt 2020
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Icardi refuzon kalimin te Napoli


    Mauro Icardi nuk është i interesuar të pranojë ofertat për largim nga Interi dhe pritet të mbetet në klub edhe pas verës.

    Napoli ka bërë një ofertë për Icardin në drejtim të Interit, e cila thuhet se është pranuar nga Nerazzurrët.

    Megjithatë, sulmuesi argjentinas nuk duket të jetë i interesuar të pranojë kalimin në San Paolo.

    Sipas Corriere dello Sport, Icardi nuk dëshiron të largohet nga Interi për rivalët e Serie A, pavarësisht se të dy palët kanë rënë dakord për një marrëveshje transferimi për sulmuesin.

    Argjentinasi, i cili bleu një shtëpi të re në Milano këtë javë, dëshiron të mbetet në San Siro pasi mbyllja e afatit kalimtar evropian po afrohet.

    Interi, të cilët kanë treguar se nuk dëshirojnë më të mbajnë sulmuesin, pritet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta larguar atë para se të mbyllet afati kalimtar. /XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post