SPORT

Icardi: Pas gjithë atyre viteve pa fituar asgjë tek Interi, erdha te PSG që të fitoj trofe

Icardi: Pas gjithë atyre viteve pa fituar asgjë tek Interi, erdha te

Mauro Icardi ka thënë se u largua nga Interi për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainin, sepse ka ardhur koha që të luajë në një klub fitues, i cili fiton trofe.

Sulmuesi argjentinas u huazua te kampioni i Francës në ditën e fundit të afatit kalimtar, me opsionin e blerjes për 65 milionë euro.

“Erdha këtu të luaj. Nëse vjen me opsionin për të të blerë, e di se lojtari duhet të japë maksimumin, në mënyrë që ta bindë klubin për ta blerë. Do të shohim çfarë do të ndodhë në verën e ardhshme”.

“Isha në vitin tim të shtatë te Interi dhe ëndrra ime ishte të luaja në Ligën e Kampionëve me Interin, gjë që e bëra në sezoni e kaluar, por kurrë nuk fituam asgjë”.

“Mendova se kishte ardhur koha që të shkoja te një klub fitues, një klub që sfidon dhe fiton tituj. Është koha për mua që të filloj të fitoj”, ka deklaruar Icardi për Canal Plus./XH.K