Art dhe Kulturë

Ian McEwan: Pse qënia njerëzore mërzitet me çdo gjë një ditë

Intervistë me shkrimtarin që la Londrën për të jetuar me lopët dhe delet në fshat, Ian McEwan, autori i librit fantashkencë me protagonist një robot/ një fantazi futuristike në shtëpinë larg androidëve dhe në mes të pyllit. Pranë kompjuterit një portret i Darvinit të parapërgatit për harmoninë e kësaj interviste.
Ian McEwan: Pse qënia njerëzore mërzitet me çdo gjë

-Përshtati në shqip/ Mira Kazhani.

Dje ishe një djalë qyteti si e gjen veten në fshat?

McEwan: Në të vërtetë jam rritur në orientin ekstrem të Afrikës së Veriut, duke ndjekur babanë tim, ushtarak karriere. Më pas për 12 vjet prindërit më çuan në Kolegj në Suffolk, dhe më pas Universitetin në Sussex. Kështu që deri pas Universitetit nuk isha ndonjë i lidhur më Londrën. Më vonë nisi...

U lodhe me Londrën?

Image result for Ian McEwanMcEwan: Është e pamundur të lodhesh me Londrën veç nëse të është mërzitur jeta jote – thotë shprehja. Por ma do mendja që transferimi im në fshat erdhi si diçka e pandërgjegjshme, ndoshta si akti i fundit i një jete në meditim për të bërë një përmbledhje në qetësi. Përtej vetmisë që të duhet, zbulon se ka disa njerëz që duan të të vizitojnë me pretekstin e mallit, por edhe të shtëpisë së madhe në fshat, përfshirë fëmijët dhe nipërit dhe këta të fundit kur je 71 vjeç bëhen më të nevojshëm e të rëndësishëm.

Shkruhet mirë në heshtje ose në “quiete”?

McEwan: Nuk janë sirenat e ambulancave, të policisë, të zjarrfikësve që kalojë orë e minutë pandalur në Londër. Në vitet '70 nuk pushonin zilet e telefonëve në shtëpi e kudo. Tani jo më, komunikojmë me email, sms, WhatsApp. Tërheqja në fshat sot nuk nënkupton më izolimin klasik. Sot nuk izolohesh dot sepse interneti na mban të lodhur non-stop me të gjithë e të gjitha.

Të mungon Londra?

McEwan: Shkoj shpesh më gruan time. Është vetëm një orë e gjysmë me tren. Dashuria ime për Londrën është përherë e gjallë, aktive. Siç e dini, kam votuar kundër Brexit, dhe i qëndroj idesë se Londra megjithë problemet e saj, mbetet një nga shembujt më të mirë të diverstetit racor në planet, ku njerëz të çdo gjuhe, kulture apo besimi fetar bashkëjetojnë relativisht mirë.

Të hysh brenda shtëpisë së një shkrimtari është gjithmonë interesante, por është edhe pak pushtuese. A mund t’ju pyes nëse ju jep ndjesi të mirë të prisni një gazetar?

McEwan: E bëj shumë rrallë. Dhe vetëm me gazetarë të kontinentit (Europës). Gazetarët anglezë përshembull nuk e respektojnë shumë privatësinë e tjetrit.

A ju mërzit promovimi i librave që botoni, intervistat, debatet, prezantimet...?

McEwan: Nëse e bëj shumë nis e velenosem. Të shkruaj libra dhe të flas po për librin që kam shkruar janë dy kontraste. Por ka raste kur më pëlqen dhe kjo është me lexuesit. E gjej argëtuese.

A mos ishte më mirë shekulli i 19-të për letërsinë në këtë drejtim?

McEwan: Jo doemos! Victor Hugo dhe Charles Dickens ishin të parët që shpikën marketingun e Letërsisë. Hemingway nuk ishte indiferent dhe i pëlqente një dozë publiciteti, ndryshe nga James Joycem Samuel Beckett që e kishin zero pothuaj marketingun, nëse mund ta quajmë kështu. Në të dy rastet ka pasoja!

Po pse shkrimtarët shpenzojmë më shumë kohë për t u marrë me publicitetin e librave të tyre sesa për të marrë një rol në jetën publike, atë të intelektualit të angazhuar...?

McEwan: Ka shkrimtarë që zgjedhin të bëjnë një jetë jashtë skenës publike dhe unë mendoj që është në të drejtën e tyre. Por përshembulll kur isha në Izrael të gjithë shkrimtarët që takova atje nuk bënin gjë tjëtër veçse më flisnin për konfliktin me Palestinën ose siç e përdornin ata termin e thjeshtë me “konfliktin” pa patur nevojë t'i bien gjatë me sqarime. Ka shumë shkrimtarë që mbajnë qëndrime për jetën politike ose siç është Ammiro Bernard Henry-Levy që praktikisht i bashkohet çdo kauze të mundshme. Unë vetë personalisht jam më pak politik, nuk militoj në asnjë parti, nuk mendoj që një shkimtar e ka për detyrë të ndërhyjë e të ndikojë realitetin

Sa për Brexit një batutë e juaja do mbahet mend në histori kur thatë: “boll të presim që të vdesin pleqtë dhe një referendum i dytë e sigurtë do japë rezultat tjetër nga i pari”

McEwan: A e di si më erdhi në mendje? Gruaja ime punon herë pas here vullnetare në një spital, ndihmon të moshuarit. Kur Britania e Madhe braktisi sistemin imperial për të futur sistemit “Metrico decimale” (model sistemi shëndetësor që bazohet në masa shtrënguese në Angli) të moshuarit ankoheshin duke thënë: Nuk prisnin dot sa të vdisnim ne për ta ndryshuar më pas sistemin? Ja pra, Brexit është një aleancë e pafajshme e të moshuarve që donin të kthenin botën si njëherë e një kohë, dhe e disa të mjerëve që ishin lodhur nga masat shtrënguese të BE. Askush nuk i bindi ata dhe ishin konservatorët në pushtet që i bën për gjynah, jo BE.

Nëse një shkrimtar nuk merr përsipër të flasë për realietin, a ka mundësi që ta krijojë një të tillë siç keni bërë ju me “makina si unë”do ta përshkruanit si një libër fanta-shkencë apo fanta-politikë?

McEwan: E pranoj që titulli është frymëzim nga një libër i Arsimov. Që i ri librat e mi kanë flirtuar pak me fantashkencën. Por nuk është ai lloj që bën parashikime. Arsyeja e vetme është se nuk preferoj të merrem me parashikime. Më duket një ushtrim i kotë, aq më tepër për narracionin: “në jetë gjithçka është e paparashikueshme, imagjino e ardhmja e njerëzimit”.

Atëherë keni preferuar të parashikoni të shkuarën?

McEwan: Çfarë do kishte ndodhur nëse Britania e Madhe do të kishte humbur luftën e Falkland? Po sikur Margaret Thatcher të kishte humbur përballë laburistit euroskepitk Tony Benn? Çfarë nëse do kishte qenë ai në hotelin ku IRA organizoi atentatin? Kam imagjinuar të gjitha këto për të dëshmuar se e tashmja që jetojmë nuk është e vetmja mundësi. Dhe se kthesat e mëdha shpesh janë pasoja të rastësive të vogla, aspak të një logjike të pashmangshme. Mjaft të ndryshojmë një vidhë dhe historia do kishte marrë rrjedhë tjetër...

Versioni i së shkuarës në roman, gjithsesi, ka të bëjë më shkencën më shumë sesa me politikën?

McEwan: Jam marrë me një dokumentar të Alan Turing, shkencëtari i madh anglez që dëshifroi Kodin e famshëm enigmë të nazistëve duke dhënë një kontribut final fitores së aleatëve në Luftën e Dytë Botërore dhe duke mbjellë bazat e informatikës. Në vitet 50 Turing parashikonte që për pak kohë do kishim makinat intelegjente. Në fakt nuk ndodhi. Turing përfundoi i akuzuar dhe i dënuar për homoseksualitet, që në atë kohë përbentë një krim dhe përfundoi duke vrarë veten. Por në romanin tim ai nuk ndëshkohet, nuk i merret jeta dhe ai krijon kompjuterin e parë në vitin 1982. Anglia ka robotët e parë, makinat e para inteligjente që janë njësoj si ne njerëzit.

“Roboti im në librin “makina si unë” quhet Adam si ai i Biblës. Por është më inteligjent se njeriu ama. Në krye të librit kam vendos një epigraf të Kipling: Njerëzit nuk janë të ndërtuar për të ndarë të vërtetën nga mashtrimi. Sikundër ata nuk janë në gjendje të kuptojnë gjithmonë nëse tjetri përballë po flet pallavra. Një robot është potencialisht i mundur. Kjo mund të duket një zhvillim. Por si do të ishin raportet e njërëzve nëse do të dinim gjatë gjithë kohës çfarë mendon ai përballë? Besoj që nuk do kish qëndruar në këmbë asnjë martesë”.

Fellini thotë se do të kishte qenë bukur një botë ku mund të thoshim të vërtetën pa lënduar kënd: vetëm se kjo është e pamundur dhe është e domosdoshme të gënjesh.

McEwan: Libri im nuk është një elozh për gënjeshtrën. Por ka gënjeshtra që thuhen për qëllime të mira: i ndodhë kujtdo që të ketë një person të dashur të sëmurë dhe nuk i vjen mirë t’i thotë se është në fund të jetës, bie fjala. Absolutisht nuk besoj që një botë perfekte, siç e dimë të gjithë, do të ishte më e lumtur se kjo aktualja, në të cilën vazhdojmë të gjejmë një pikë kënaqësie dukë kërkuar të kuptojmë mes errësirës dhe rrezeve të dritës.

Roboti Adam paralajmëron gjithashtu se në një botë perfekte të dominuar nga makinat nuk do ketë më nëvojë as për romane?

McEwan: E thotë ai, por nuk jam dakord me të: sepse nuk besoj që botën ato do e bëjnë kaq perfekte. Për romanet do ketë gjithmonë nevojë, sidomos për të kuptuar kush jemi. Është e vërtetë, që letërsia mban pak nga dhimbja, frymëzohet nga vuajtjet, dhe për ta mbyllur me këngët e dashurisë: a keni parë dikë t’i shkruajë martesave të lumtura? Askush!

Siç shkruante Tolstoi në parathënien e famshme të Anna Kareninës: Për të gjitha familjet e lumtura që janë të ngjashme mes tyre, dhe për çdo familje të palumtur që është e palumtur në mënyrën e vet.

“edhe pse, është pikërisht në këtë kryevepër që e bën Tolstoin shkrimtarin e vetëm që unë njoh që ka përshkruar në qindra faqe një martesë të lumtur e perfekte, pa të mërzitur fare”.

Si përfundim, njeriun nuk do mund të zëvëndësojnë makinat sipas jush?

McEwan: Ku i dihet: Elon Musk po bën që tani eksperimente ku lidh kompjuterin me minj dhe majmunë, ndoshta do të vijë dita që kjo të ndodhë edhe me qëniet njerëzore që me një klik të “mouse” të shkarkojmë në çast gjithçka ka brenda trurit të njeriut. Por modestisht ju them se në këtë libër dua të nënvizoj mërzinë e njeriut, të tregoj sesa shpejt na mërzitet çdo shpikje e re. Që tani nuk mrekullohemi më që flasim me Alexa-n e Amazon për të blerë. Një ditë do përfundojmë të ambjentuar para asistentit tonë robot dhe na hapet goja në shenjë kotësie.

Si njeriu nga marsi i Ennio Flaiano (filmi i vitit 1983 Un Marziano a Roma) që fillimisht e presin si Mesia-n dhe përfundon gaz i botës dhe i përqeshur.

Apo si Kafka që jep të njëjtin mesazh në një tregim të jashtëzakonshëm për cirkun me njeriu në kafaz që jeton pa ushqim: Të gjithë janë kuriozë ta shohin e kundrojnë derisa në cirk shfaqet një panterë dhe askush nuk është më i interesuar për njeriun në kafaz që përgjërohet në mbijetesë.

Roboti Adam ka nevoje të karikojë bateritë pas 30 vjetësh. Dhe romani njofton se makinat do të kënë përparësi karshi humanëve: robotët nuk vdesin.

Nuk e fsheh që për këtë provoj njëfarë zilie. Do më pëlqente të dija sesi do të përfundojë shekulli 21: nëse do ia dalim t’i mbijetojmë kërcënimit të ndryshimeve klimatike ose nëse do ketë një luftë nukleare? Më bezdis mendimi që një ditë bota do vazhdojë edhe pa mua. Nuk do kisha dëshirë të kisha rini të përjetshme por do më mjaftonte të isha një plak i përjetshëm. Dua të ndaloj këtu siç jam tani dhe të jetoj 71 vjeç edhe 300 vite të tjerë. Jam 71 dhe prapë ia dal mësëmiri të luaj tenis”.

Ian Russell McEwan, 71 vjeç, baba i dy fëmijëve, dy herë  i martuar është novelist dhe skenarist anglez. Në vitin 2008, The Times e renditi  në listën e 50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945 dhe Daily Telegraph e renditi në vendin e 19 në listën  100 njerëzit më të fuqishëm dhe më me ndikim në kulturën britanike.

/ Copyright/ Tiranapost.al.

Cover i librit: Machines Like Me