• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    I zhgënjyer nga Basha! Kryetari i PD i përgjigjet Ramës: Mos përdor këtë kohë dhimbjesh me axhendë politike


    Kryeminstri Rama i pyetur nga gazetarët për tre pikat e planit të Bashës për të përballuar situatën dhe hapat që duhet të merren, tha se Basha e kishte zhgënjyer, se në situata të tilla, edhe pse si në rastin me pridentin, që vetë kryeministri tha se ishte në konflikt institucional, ai u ul në tavolinën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjë që Basha nuk e bëri dje në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

    Pas reagimit të Ramës, Lulzim Basha ka postuar në Facebook, një status për përveç 3 pikave që i bëri publik që paraditen e sotme shkruan:

    Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë. I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë! Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës:

    Mesa duket as kjo situatë në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit me 51 viktima të 26 nëntorit, nuk e ul Bashën në tryezë me Ramën, për të bashkëpunuar në menaxhimin e situatës./ Tiranapost.al. 

    Kryeministri zhgënjehet nga Lulzim Basha

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post