• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë Lifestyle Të gjitha TIP top

    I thashë Sarah Sanders: “Dil nga restoranti im!”


    Vitin e kaluar bashkëpronarja e restorantit “Red Hen” Stephanie Wilkinson dëboi nga lokali sekretaren për shtyp të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. Në atë kohë Sarah e tregoi vetë ngjarjen përmes një statusi në Twitter: “Mbrëmjen e kaluar, pronarja e Red Hen më nxori jashtë sepse unë punoj në Shtëpinë e Bardhë. Me shumë qetësi dhe edukatë u largova. Por veprimet e saj thonë më shumë për atë se sa për mua. Gjithmonë përpiqem t’i respektoj njerëzit, edhe ata që s’e bëjnë këtë gjë me mua, dhe do vazhdoj ta bëj këtë gjë.”

    Postimi i Washington Post

    Kurse Stephanie pa shumë shpjegime tha se kjo ishte kërkesa e stafit të saj. Ndërkohë që një vit më vonë ka shpjeguar arsyen qe e çoi drejt këtij veprimi dhe ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë.

    “Ne nuk pranuam t`i shërbenim një njeriu veprimet e të cilit dhunojnë standardet themelore të njerëzimit. Kushdo që është i frikësuar për të mbajtur një qëndrim të tillë, i them të mos frikësohet. Rezistenca nuk është e dobishme për biznesin tuaj”, tregon ajo duke theksuar që biznesi i saj nuk ka pësuar goditje aspak nga ky veprim.

    Ndarja e fëmijëve emigrantë nga prindërit shkaktoi pakënaqësi të madhe në Amerikë dhe kjo është arsyeja përse stafi e priti keq Sanders dhe pronaria e dëboi.

    *Ky post u përshtat nga The Washington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    “Punon për Trump? Dil jashtë nga restoranti të lutem”