• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    I shkollojmë ne, pastaj ikin shërbejnë tek ata! Shqetësimi i largimit të mjekëve nga Shqipëria dhe Kosova për në Gjermani


    Përfaqësues të sistemit shëndetësor në Kosovë i shohin me skepticizëm premtimet e politikanëve për rregullimin e gjendjes në sistemin shëndetësor, dhe kjo për shkak të largimit të mjekësve, edhe nga Shqipëria, drejt Gjermanisë, ku është rritur kërkesa e tregut për infermierë dhe mjekë. Në një intervistë për median në Kosovë, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetit në Kosovë thotë se politikanët bëjnë premtime boshe, sidomos në shëndetësi pasi për të realizuar premtimet e tyre, vendit i duhen edhe 5 mijë mjekë e infermierë.

    Image result for Blerim Syla

    Blerim Syla ngre alarimin se infermierët në Kosovë po largohen në heshtje drejt shtetit Gjerman, por edhe drejt vendeve të tjera të Europës. Ai përmend se fenomeni ekziston edhe në Shqipëri, po aq problematike.

    “Për me i dhënë një shërbim çfarë po thonë politikanët tonë popullit na duhen edhe 5 mijë punëtorë, që ëndërr ka me qenë, sepse ju po e shihni që as nuk po duan me punësuar. Nevojat e Gjermanisë  e shteteve të Evropës janë në rritje  e sipër sepse atje kemi trend të plakjes dhe nuk kemi profesionistë shëndetësorë të mirëfilltë dhe këtu nuk kemi çfarë të fshehim. Nëse Gjermania brenda vitit kërkon afër 120 mijë punëtorë shëndetësorë duke përfshirë mjekë, infermierë sidomos për përkujdesje për pleq, ata kanë gjetur një teren shumë të përshtatshëm që quhet Kosovë dhe Shqipëri. Shqipëria veç është duke u zbrazur, ky fenomen veç ka filluar edhe në Kosovë. Vetëm përreth janë 2, 3 agjencione të cilat i rekrutojnë këta njerëz të ri të cilët ne i shkollojmë dhe shkojnë atje dhe i shërbejnë atyre, paguajmë tatime për ta”. 

    75 për qind e studentëve të mjekësisë në Kosovë, janë shprehur se pas përfundimit të studimeve do të largohen nga Kosova. Kjo sipas tij është shqetësuese, pasi  po investohet shumë në shkollimin e rinisë dhe më pas shteti po dështon t’u krijojë kushte për punësim. Syla thotë se i mbetet qeverisë së Albin Kurtit që ti japë fund eksodit:

    Pres shumë nga qeveria në ardhje që ta marr atë draft ta rishqyrtojë t’i mbledh komisionit dhe sa ma shpejt ta procedoj në parlamentin e ri të  të Republikës së Kosovës. Mekanizmat që i kam kritikuar vazhdimisht, kemi arrit me i zbut është sistemi informativ që diçka është bërë, është lista e barnave është çmimorja dhe lista  shërbimeve, këto komponentë e ruajnë paranë nëse përshpejtohet me këto punë dhe implementohet pilot projekti atëherë unë shpresoj që brenda 1 vit e gjysmë do të fillohet me implementimin e tyre. Krahas kësaj duhet të investohet në aparaturë në sistemin publik që të jemi konkurrent në treg/ Tiranapost.al.

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post