AktualitetTe gjitha

I riu e përplasi me makinë, 70-vjeçari humb jetën


(Foto ilustruese)

Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur me makinë nga një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rugën “Tokio” në Kamzë.

Ndërsa mësohet se ku shtetasi me inicialet O.H, ka aksidentuar 70-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ndërkohë policia ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Tiranapost.al