Aktualitet

I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht s'kam firmosur gjë, nuk kam dijeni çfarë ka bërë Basha

I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht

Kryetari i PD do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për çështjen e lobimit me 675 mijë dollarë në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet e vitit 2017. Prikuroria i ka mbyllur hetimet duke dërguar dosjen në gjykatë, dhe ka njoftuar Bashën për marrjen të pandehur për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve”, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" sipas PD-së  ka rënë.

Arben Ristani dhe financieri i partisë, Ilir Dervishi, gjithashtu janë të marrë të pandehur për mbylljen e fazës hetimore.

Ristani ka reaguar duke thënë se nuk ka firmosua asnjë dokument dhe se akuza ndaj tij për falsifikim dokumenti është i stisur.

Në lidhje telefonike me Report TV, Ristani tha: 

Duhet të sqarojmë se unë Arben Ristani nuk kam firmosur asnjë dokument, as vulosur. Unë personalisht jo dhe kjo të vërtetohet. Është hedhur poshtë akuza për pastrim parash. Akuzohem nga prokuroria për falsifikim dokumentesh.

-Pra po thoni se ky dokument është firmosur nga dikush tjetër?

Jo është një akuzë e montuar, unë as kam prodhuar e as firmosur asnjë dokument, të akuzosh dikë për falsifikim, duhet të jetë dokumenti me firmën time me prova. Por unë nuk kam firmosur.

A do ndikojë kjo çështje politikisht dhe rolin e Bashës?

Nuk besoj se rrezikon se është cështje e paprovuar në prova. Presim përfundimin. Unë personalisht akuzohem vetëm për falsifikim dokumentesh. Dhe mendoj se është një akuzë e bërë qëllimisht ndaj meje. Nuk kam dijeni se çfarë ka bërë Basha.

Konkretisht: Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017 dhe rrjedhimisht se ka deklaruar burimin e të ardhurave. 

Në dikumentin e prokurorisë thuhet se:

“I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër license 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”-

Dënimi për raste të tilla:

Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burg nga 3 deri në 7 vjet burg. Ndërkohë Neni 287/ç në kodin penal ka të bëjë me pastrimin e parave. Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg.

Si u zbulua historia e lobimit?

Më datë 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD, por nuk rezultojnë të afishuara apo deklaruara në raportin e  financave të PD dërguar në  KQZ./ Tiranapost.al. E.B

.