• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    I pamposhtur Nard Ndoka në sinqeritet, zbulon informatorët e opozitës në Prokurori


    “Opozita është institucionale dhe ka informacionet e veta. I ka pasur edhe më përpara. Basha i ka bërë publike muaj përpara për dosjet të cilat rrinin në Prokurori nuk hetoheshin, bllokoheshin. U ka përmendur edhe numrat”, tha Nard Ndoka në studion e “Top Talk”.

    I pyetur se a është normale që një parti politike të ketë indikacione të brendshme në Prokurori, ai përgjigjet:

    “Kur nuk funksionon sistemi, patjetër që po. Ka edhe prokurorë të përgjegjshëm, që e kuptojnë që një dosje është bllokuar. Siç ishte rasti konkret. Bashkëpunojnë për hir të realitetit dhe drejtësisë. Për ta zhbllokuar atë situatë edhe nga trysnia që kanë nga drejtuesit, apo bllokazhet nga politika”. /Tiranapost.al/