• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    I nxehti afrikan, çfarë të bëjmë për të shmangur problemet shëndetësore


    Vendi është i përfshirë nga i nxehti afrikan dhe janë të shumtë njerëzit që kanë hasur probleme shëndetësore për shkak të temperaturave të larta.

    Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell, për të shmangur problemet shëndetësore.

    Njoftimi i ISHP: 

    Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të tempreaturave të larta këshillohet:

    🔸 Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).
    🔹 Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

    🔸 Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
    🔹 Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 🌡
    🔸 Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
    🔹 Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
    🔸 Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
    🔹 Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
    🔸 Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir./ Tiranapost.al

     

    *Foto nga @arjola.dula