Moti

I nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat

I nxehti afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti – E hënë, 12 gusht 2019

----------------------------------------------------------------

Sipas MeteoAlb: Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta që vijnë nga Afrika: vendi ynë sot vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Përjashtuar orët e mbrëmjes të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërish duke bërë që termometri të ngjitet deri në 39 °C në rang territori.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

*Foto nga @khodium