Showbiz

I ndërpritet intervista nga fëmijët, rrjetet sociale tallen me profesorin

Nëse eksperti i Koresë, fëmijët e së cilit ndërprenë intervistën live në BBC, do të ishte një nënë në vend të babait, a do e përballonte ajo ndryshe situatën?

Video ku profesor Robert Kelley i cili ishte në një intervistë live për të shpjeguar ngjarjet në Kore dhe papritur fëmijët e tij hynë në dhomë dhe ndërprenë intervistën, shumë shpejt u përhapën në rrjetet sociale . Një video e dytë u pasua nga familja e tij, ku me humor ai nuk e quajti situatën si ndërprje por si dashuri dhe vëmendje.

profesori

Ndërkohë, dy të rinj në Zelandën e re, Jono dhe Den kanë përdorur të njëjtën situatë por me nota humori kanë vendosur një nënë në vend të një babai, duke treguar sesi ajo do ta përballonte ndryshe situatën.

Zonja Kelly shfaqet e qetë në video duke vijuar të shpjegojë situatën politike në Korenë e Jugurt, ndërkohë që ushqen vajzën e vogël, pregatit darkën si edhe pastron tualetin. Madje ajo arrin të caktivizojë edhe një bombë, pa u larguar asnjë moment nga ekrani dhe biseda.

kelly

Të shumtë kanë qenë komentet gazmore dhe mbështetëse të idesë se një nënë do ta përballonin ndryshe atë situatë, por nuk munguan as ata të cilët e quajtën videon diskriminuese dhe seksiste.