Politikë

I mjeri Parlament, kë të qajë më parë? Cilin kryetar?

I mjeri Parlament, kë të qajë më parë? Cilin kryetar?

E përndjek mallkimi i “budallëkut” PD-në e mjerë që nga foto dhe statuset veç si partia më e madhe opozitare në vend nuk duket, madje s’ka patur kurrë një parti me këtë nivel, apo dhe Parlament po të duam ne me këtë nivel.

Historia sot nisi me shpalljen e marrjes së drejtimit të grupit parlamentar të PD-së nga Korab Lita.

Më pas Rudina Hajdari tha që ishte ajo prapë kryetare.

Diçka u ndryshua dhe edhe vetë nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Halit Valteri, që kishte firmosur për këtë ndryshim, u tërhoq dhe kritikon mesazhin në Facebook të kryetarit të ri të zgjedhur. Valteri nëpërmjet një letre që i ka dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, thotë se është tërhequr nga firma dhe se nuk ka një vendim për shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Por ka pak rëndësi kush është më kryetar në këtë grup parlamentar.

Mënyrë sesi mjafton të kuptosh sa rëndë është ky Parlament.

Postimi i plotë i Halit Valterit ne Facebook: 

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/deputetet-e-pd-ne-parlament-heqin-rudina-hajdarin-dhe-zgjedhin-kryetar-te-ri-korab-liten/

http://www.tiranapost.al/u-perca-dhe-grupi-i-nominuar-i-pd-ne-parlament-hajdari-reagon-ju-siguroj-qe-jam-une-kryetare/