Aktualitet

I mirë i mirë Shakohoxha, po ju s'keni parë gruan e tij

Ndërkohë që Dritan Shakohoxhën mund ta quajmë një zotëri simpatik, zonja e tij, bashkë prej një jete, duket si një vajzë e vogël. Miranda dhe Dritani nuk janë një nga ata çiftet tipikë të showbizit edhe pse e meritojnë plotësisht të jenë çdo ditë në kryetituj, sepse kanë një marrëdhënie të veçantë, se nuk e kanë lënë veten pas dore dhe as njëri-tjetrin. Dalin mbrëmjeve në lokale nate, njësoj siç bëjnë edhe shëtitje familjare. E ndërkohë që Dritanin e njihni mirë se ka një jetë në televizion, Mirandën po jua përshkruajmë pak. Kanë vetëm një vit diferencë mes tyre dhe të na falësh Dritan, por Miranda duket shumë më e vogël. Elegante jo vetëm në fizionominë e fytyrës dhe në trupin që s`e kanë prekur fare dy lindjet, por edhe në stil. Si të ishte një blogere mode, Miranda e di mirë ç`të veshë kur bën shëtitjet e pasdites në plazh, se ç`të veshë në daljet e mbrëmjeve, apo të natës.

[caption id="attachment_199031" align="aligncenter" width="459"](Miranda dhe Dritan Shakohoxha, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_199032" align="aligncenter" width="458"](Miranda dhe Dritan Shakohoxha, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_199033" align="aligncenter" width="451"](Miranda dhe Dritan Shakohoxha, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_199034" align="aligncenter" width="456"](Miranda dhe Dritan Shakohoxha, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_199035" align="aligncenter" width="458"](Mark dhe Devis Shakohoxha, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_199063" align="aligncenter" width="623"](Familja Shakohoxha, foto nga Facebook)[/caption]

Me dy djem të rritur e që ndoshta shpejt do ta çojnë ndonjë shoqe te shtëpia, Miranda do bëhet me shoqe dhe konkurrente. Vetëm si vjehrrë që s`do duket./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]