• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    I mbijetoi dy luftërave botërore dhe kryengritjeve! Dyshimet e prokurorisë pse u dogj Notre Dame


    Asnjë vepër tjetër nuk e përfaqëson Francën si Notre-Dame, që në shqip përkthehet: Dama jonë! Rivali kryesor që njihet edhe simboli kombëtar Kulla Eiffel është pak më shumë se një shekull i vjetër e ndërsa katedralja është 850 vjeçare. Që nga 1200-ta, katedralja i ka mbijetuar gjithçkaje që nga luftërat e deri tek katastrofat më të mëdha.

    Image result for Notre Dame people crying

    Hera e fundit ku katedralja pësoi dëmtime ishte gjatë Revolucionit francez, ku statujat e shenjtorëve u sulmuan nga anti-klerikët e rebeluar. Ndërtesa i mbijetoi edhe kryengritjes Commune të vitit 1871, si dhe dy luftrave botërore kryesisht që i la kryesisht të padëmtuara. E ndërsa tani prokuroria ka ngritur një hetim zyrtar, ka marrë në pyetje edhe punonjës që po bënin restaurime dhe dyshohet se pikërisht nga pakujdesia e ndonjë punonjësi mund të jetë shkaktuar edhe zjarri, që fatmirësisht nuk i shkatërroi dy pjesët e katedrales, kullën në anën e Veriut dhe kullën në anën e Jugut.

    Kur themi që është një ngjarje tronditëse nuk është aspak ekzagjerim. Askush nuk mund të kalojë në pjesën qendrore të kryeqytetit pa i kthyer sytë nga Notre-Dame, një nga mrekullitë e globit. Është një nga ato pamje që përpos problemeve çdo francez ndihet i çlirët dhe krenar për vendin.

    Related image

    Flakët në Katedralen e shenjtë filluan në orën 6 të pasdites dhe pas nëntë orësh, me 400 forca zjarrfikëse situata duket nën kontroll, e ndërkohë që Macron iu premtoi francezëve që Katedralja do rindërtohet erdhën edhe fondet e para nga miliarderi francez Francois-Henri Panault, themeluesi i grupit Kering, që zotëron shtëpitë e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent. Ai tha se do të dhurojë 100 milionë euro vetëm që katedralja të rindërtohet. Macron ka ngritur fushatën ndërkombëtare për të mbledhur fonde që katedralja të rindërtohet. / Tiranapost.al. E.B

    Image result for Notre Dame

    Image result for Notre Dame people crying