I drejtoi automatikun bashkëshortes, pranga 44 vjeçarit në Krujë
E Hënë 27 Mars 2017, 13:05
TiranaPost
Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje pasi ka vënë në pranga 44 vjeçarin Zek Prenga pas dyshimit se ka kanosur me automatik në banesë bashkëshorten V.P 47 vjeçe. Mësohet se i arrestuari është person me preçedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën një armë zjarri automatik, 80 copë fishekë model 56, një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, që sipas policisë i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme./Copyright TiranaPost.al