• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Rajoni Të gjitha

    I dërguari special i SHBA-ve: Nisma e Shengenit Ballkanik e suksesshme, nëse përfshihet edhe Kosova


    I dërguari special presidencial amerikan për bisedimet Kosovë -Serbi mirëpret Shengenin Ballkanik, duke e cilësuar një nismë të suksesshme nëse përfshihen të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën, e cila ka refuzuar të marrë pjesë. Richard Grenell,shprehet se administrate e presidentit Trump është e fokusuar për të ndihmuar rajonin që të krijojë mundësi ekonomike dhe punë të rinjtë.

    Deklarata është publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Berlin ditën e sotme.

    Kjo nismë për Shengen Ballkanik ose Rajonal, vjen nga Kryeministri Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç, ku janë të ftuar të bëhen pjesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimin e Ohrit, të dielën e kaluar, mes tre nismëtarëve ishin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

    Por kjo nismë ka nxitur reagime në Tiranë dhe Prishtinë.  Kosova refuzoi me arsyetimin se ishte një plan për të rikrijuar Ish Jugosllavinë. Presidenti Thaçi deklaroi se nuk do e zëvendësojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës me çfarëdo nisme rajonale dhe se i vetmi vend që përfiton është Serbia, ndërsa Albin Kurti kryeministri i ardhshëm i Kosovës e quajti një nismë të nxituar.

    Megjithatë, tre krerët, Zaev, Rama dhe Vuçiç thonë se është një nismë për qytetarët. Që të kenë mundësi të lëvizin lirshëm, po ashtu edhe lehtësime të kalimit të mallrave, si mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe për të hequr barrierat mes vendeve të rajonit. Kryeministri Rama nga Ohri tha se Kosova ish vetëpërjashtuar dhe se qëllimi i tij për lëvizjen e lirë do të arrihet.

    Ndërkohë kujtojmë se edhe i dërguari i Posaçëm për çështjet e Ballkanit Perëndimor Matthew Palmer tha se nisma është një sukses, por theksoi që të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit./ Tiranapost.al. 

    Rama për Top Channel: Çfarë është Shengeni Ballkanik dhe një mesazh për Kurtin: Albini të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

    Palmer për Minishengenin Ballkanik: Tregues që liderët morën përgjegjësi, do angazhohemi ta çojmë përpara

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post