Aktualitet

I burgosuri në Korçë gëlltit 22 doza droge, por ia zbulon ekografia

I burgosuri në Korçë gëlltit 22 doza droge, por ia zbulon

Një i dënuar në burgun e Korçës, për të fshehur dozat e drogës teksa u fut pas lejes brenda ambienteve të burgut i kishte gëlltitur. Por skema e tij u zbulua pas kryerjes së ekografisë, që verifikoi se në stomakun e tij gjendeshin plot 22 doza të futur në qesë plastike. Sipas policisë ai po kthehej nga leja shpërblyese që kishte marrë dhe pas kontrollit. Rasti bën fjalë për shtetasin B.L ndaj të cilit do të rëndojë edhe kjo akuzë.

Njoftimi si më poshtë: 

“Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake .Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur.

Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera. Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal./ Tiranapost.al. E.B