Aktualitet

Hynë me forcë në dhomën e hotelit në Tiranë, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi kanë hyrë me forcë për të grabitur në një dhomë hoteli.
Hynë me forcë në dhomën e hotelit në Tiranë, 3

U futën me forcë për të grabitur në dhomën e një hoteli në Tiranë, policia ka mundur të arrestojë tre autorët. Të tre këta banues në kryeqytet. Në pranga kanë përfunduar:

Erdi Muçllari, 20 vjeç

Ergys Hysejni, 20 vjeç

Oktavian Sala, 20 vjeç

Këta tre persona, ashtu si pa të keq kanë parkuar makinën e tyre tip "Mercedes Benz" në parkimin e hotelit dhe më as kanë shkuar tek njëra nga dhomat. Ata kanë ushtruar forcë për të hapur derën e dhomës. Pasi kanë hyrë kanë marre disa pije nga minibari i dhomës dhe disa aksesorë.

Pasi kanë kryer vjedhjen kanë marrë makinën e tyre dhe janë larguar. Por policia mundi t'i ndalojë dhe t'i arrestojë tre personat në fjalë.