Aktualitet

Hyn në fuqi ulja e tarifave roaming mes Kosovës e Shqipërisë

Hyn në fuqi ulja e tarifave roaming mes Kosovës e Shqipërisë

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për heqjen graduale të tarifave të romingut ka filluar më 15 qershor. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë në mbledhjen e dy qeverive në fund të vitit të kaluar, qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, përfitojnë tarifa 90 % më të ulëta.

Deri në vitin 2021 parashikohet heqja e tërësishme e roaming-ut ndërmjet këtyre dy vendeve.

Gjithashtu ekziston edhe një marrëveshje paralele e nënshkruar muaj më parë në Beograd ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për heqjen graduale të tarifave të roaming-ut, e cila do të nis së zbatuari në Korrik të këtij viti. /Tiranpost.al/