• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Hygerta poston foton e klasës së parë dhe ka njëmijë ankesa


    Nuk i pëlqejnë flokët, fustani i qepur me copën e perdes, buzëqeshja e imponuar nga fotografi, përqafimi me lulen po gjithsesi tek të gjitha këto qëndron e bukura e fotos.

    (Postimi i Hygerta Sakos në Instastory)

    “1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë. Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”, shkruan Hygerta.

    Ajo ka postuar foton e ditës së parë të klasës së parë dhe si të gjithë ne kur shikojmë fotot e vjetra, vështirë se na pëlqen vetja edhe pse gjithë të tjerët na thonë: Ua sa lezetshëm. Edhe Hygerta nuk përbën përjashtim.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.