Aktualitet

Hunda e madhe tregon fuqi! Gazetarja me një mesazh për gratë duke treguar historinë e saj

Celuliti, këmbët e trasha apo barku i varur janë disa nga tiparet më pak të pëlqyera nga shoqëria në përgjithësi, ose thënë më saktë më të paragjykuara. Por një gjë e tillë ndodh me hundën, me organin që thuhet se kërkon më shumë kohë për tu krijuar. Të kesh hundë të madhe, do të thotë të shihesh pak shtrembër nga të tjerët, edhe nëse personi përballë mund të ketë një hundë po aq të madhe. Gjithmonë ka qenë ideja se një hundë e vockël dhe e sheshtë është ajo që i duhet një gruaja, dhe në fakt, por të merremi me aspektin fizik, një hundë e vogël duket bukur, aq sa nuk e ke problem të bësh një foto anash apo në profil dhe për këtë aryse shumë njerëz i janë drejtuar kirurgjive për ta ndryshuar.

Por një gazetarë indiane po lufton që kjo gjë të ndryshojë. Radhika Sanghani  e cila jeton në Londër rrëfehet për Indipendent ku tregon se ka nisur një fushatë duke iu bërë thirrje grave që të duan hundën e tyre dhe të postojnë sa më shumë foto në internet duke përdorur hashtagun #sideprofileselfie.

Ja çfarë rrëfimi bën ajo për median britanike: E kam urryer gjithë jetën hundën time. Gjithmonë e ndjeja veten të shëmtuar, ka kaq pak aktore dhe modele të cilat kanë hundë të madhe. Miqtë më thonin se do isha shumë më e bukur nëse do kisha hundë të vogël. Sa herë më shihnin fëmijët në rrugë më thonin: Hundë e madhe e shëmtuar. Por kohët kaluan dhe kuptova se një hundë e madhe nuk e definon të qenurit e bukur apo jo, edhe pse para kësaj nuk postoja foto në profil në mediat sociale”.

Tani gazetarja thotë se të gjitha gratë duhet të mos kenë komplekse e të duan veten ashtu si janë, të pranojnë hundën e tyre. “Dua të thyej tabutë e ti bëj gratë të duan veten e të postojnë sa më shumë foto në profil”.

"Teoria ime është se shoqëria i sheh hundët e vogla si më tërheqëse sesa ato më të mëdha, sepse  përshtatet në idenë patriarkale të grave që janë të vogla, delikate, femërore. Por hundët e mëdha tregojnë fuqi, dhe të kesh një hundë romake do të thotë se je e fortë, por edhe tërheqëse”. Tiranapost.al E.B

Radhika Sanghani

Foto nën tagun Sideprofileselfie