• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Humoristi shqiptar që po bën namin në Francë: Shfaqje para 3000 vetave


    Ka përfunduar studimet për mjekësi, por po ndjek edhe pasionin e tij të komedianit. Gilles Bellatre është humoristi i njohur shqiptaro-francez,  që prej mbi 3 vitesh ka tërhequr edhe vëmednjen tonë me ato videot ku na imitonte.

    I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ai zbuloi planin e tij më të afërt, të mbajë një shfaqje humoristike para 3000 vetave.

    “Në 24 korrik në orën 21:00 do të mbajë shfaqjen time të parë në Theatre de Verdure de Nice, që mban rreth 3000 persona. Shfaqja do të zgjasë 1 orë e gjysmë dhe do të jem vetëm. Kam nisur që tani që kam ardhur në Shqipëri të shkruaj për tekstet”, tha Bellatre.

    I pyetur nga moderatori Arjan Çani nëse do të mbusheshin të gjitha ulëse, komediani u shpreh optimist./ Tiranapost.al