• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Humbi zgjedhjet, Cipras uron Mitsotakis: Qytetarët e bënë zgjedhjen e tyre, e respektojmë plotësisht


    Pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta, kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras ka reagaur në një prononcim për mediat.

    Cipras pranoi humbjen në zgjedhjet e së dielës dhe telefonoi menjëherë rivalin e tij konservator Kyriakos Mitsotakis, për ta uruar për fitoren.

    Në një fjalim që mbajti në mbrëmje në qendër të Athinës, ai tha: “Qytetarët e bënë zgjedhjen e tyre, ne e respektojmë plotësisht votën e popullit”.

    Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Konservatore “Demokracia e Re” e Mitsotakis ka fituar 39.7 për qind të votave, ndërsa “Partia Syriza” e zotit Tsipras ka marrë 31.5 për qind.

    Parashikohet që Mitsotakis të ketë siguruar një shumicë të konsiderueshme të vendeve në Parlamentin grek. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]