Aktualitet

Humb jetën një vajzë 12 vjeçe pasi përplaset nga makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë. Një makinë ka përplasur për vdekje në rrugë një vajzë. Sipas burimeve për Report Tv, vajza i ka prerë rrugë drejtueses së mjetit dhe për pasojë, 12 vjeçaria ka humbur jetën. Policia ka marrë drejtuesen e mjetit dhe e ka dërguar pranë komisariatit./ Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Njoftimi i plotë nga Policia. 

Informacion Paraprak

Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.  Drejtuesia e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale. Sqarim: Fotoja është ilustruese.