Botë Te gjitha Tech

Huawei lançon telefonin mbi 2000 euro. Por do ja bëni ‘hallall’ çmimin pasi të shihni videon


Duhet të dish se si të ruash emrin, një shprehje e këngëtarit të famshëm amerikan Kenny Rogers dhe sigurisht që ka të drejtë. Por po flasim për teknologjinë. Samsung lançoi javën e kaluar telefonin portativ që mund të bëhet edhe si tablet dhe sigurisht që njerëzit prisnin konkurrentin e radhës. Nuk është iPone, por Huawei që pavarësisht problemeve me rregullat amerikane, ka lançuar telefonin që flet me teknologjinë e fundit; Huawei Mate X.

Telefoni prej 16 centimetër mund të paloset e të bëhet edhe si tablet, ndërkohë që ekrani ka një ndriçim të fortë me OLED, që mund ta bësh edhe më të fortë ose më të zbehtë. Por telefoni i ri del në treg nga mesi i këtij viti dhe çmimi do të jetë 2.299 euro. Telefoni ka 8 GB Ram dhe 512 GB hapësirë. Ndryshe nga Samsung, telefoni hapet si libër dhe mund të paloset dhe funksionon në të dy anët në rastin kur paloset, si dhe kur bëhet si tablet. Për më shumë shihni videon e publikuar nga Metro/Tiranapost.al E.B