Aktualitet

Ramush Haradinaj optimist për vendimin e nesërm

Nesër pritet të jepet verdikti nga Gjykata e Kolmarit në Francë për Ramush Haradinaj, pritet të vendoset nëse ai do të lirohet apo do të ekstradohet drejt Serbisë, pas kërkesës nga pala serbe.

Seancat për vendimin janë shtyrë tre herë ndaj edhe nëse shtyhet nesër nuk është do të sillte ndonjë situatë të pazakontë.

Pranë partisë së AAK-së thuhet se Haradinaj është optimist dhe se ka besim se do marrë një përgjigje pozitive. Ai ka thënë se nëse gjykata do shprehet prolirimit të tij, ai do të kthehet në Kosovë. Për tu gjykuar më pas në gjendje  të lirë.

Ai u ndaluar më datë 4 janar të këtij viti në Bazel pas një padie nga pala serbe se ai kishte lidhje me krime të luftës.

Ish- kruyeministri i Kosovës dhe lider i AAK-së Haradinaj është akuzuar se ka kryer krime të rënda ndaj komunitetit serb dhe atij rom. Ai është shpallur i pafajshëm gjatë një procesi gjykimi në Hagë në lidhje me këtë çështje.

Image result for ramush haradinaj