Aktualitet

Horoskopi për muajin gusht 2017

Dashi

Nuk duhet të nxitoni, evitoni ’ë  merrni me vrull situatat dhe marrëdhëniet me njerëzit sepse Urani me siguri do t’ju bënte të gabonit. Në fund të muajit diçka e rëndësishme do të ndryshojë duke iu bërë të kuptoni që keni bërë zgjedhjen e duhur dhe më të mirën.

Ushtrimi i muajit: Bëni shumë sport, lëvizni për t’i dhënë hov forcave tuaja të ndrydhura.

Kujdes nga Urani, planeti i nxitimit,  impulsit, sepse mund të gaboni pasi në këtë periudhë ndodhet në pozicion të kundërt.

Është koha të mësoni të menaxhoni dhe respektoni energjitë tuaj dhe pasionin për jetën. Gjeni aktivitete dhe impenjime alternative për të mos u ndier të padobishëm, të pafuqishëm dhe pasivë.

Motoja e muajit: Pra, çfarë duhet bërë?

Demi

Do të jetë një verë që vjen lehtë e lehtë e lehtë dhe do të kesh dëshirë të rigjesh vetveten dhe të përqëndrohesh tek gjërat që do. Kjo nuk do të thotë që ke para teje një stinë pa kuptim, por që duhet të dish të argëtohesh dhe të sistemosh mendimet brenda teje.

Ushtrimi i muajit: Mbani një ditar ku të skruani atë që ndieni, mendoni dhe përjetoni çdo ditë për ta lexuar më vonë. Do të kuptoni shumë gjëra.

Kujdes nga Marsi, planeti i energjive që për gjithë muajin do të jetë në një pozicion paksa të vështirë dhe ju duhet të përpiqeni të gjeni ekuilibrin në jetën intime me qëllimin për të ndërtuar një soliditet të brendshëm.

Është koha të merrni më të mirën nga Mërkuri, me dëshirën e tij kronike për gjëra të çmendura dhe zbavitëse.

Motoja e muajit: Po ndjek taktika të menduara mirë

Binjakët

Do të jetë një muaj me energji të mëdha, me dëshirën për t’u ndier protagonistë të stinës dhe të jeni në vëmendje gjatë pushimeve. Shkoni të qetë drejt gjërave që ju pëlqejnë sepse Mërkuri do t’ju kontrollojë sensin e masës.

Ushtrimi i muajit: Përqëndroni idetë dhe iniciativat më të mira si dhe gjërat që keni pasion në dy javët e para të gushtit për të mos jetuar me kujtime më vonë.

Kujdes nga Mërkuri, planeti që nga data 13 do t’ju bëjë të humbisni kurajën dhe forcën për t’u mbështetur tek vetvetja.

Është koha të mos hiqni dorë nga kjo kurajë e madhe që ju karakterizon. Dyshoni shpesh dhe pyesni veten nëse po i përshtateni mirë situatës dhe mos po e teproni pak.

Motoja e muajit: Mendon se ke gabuar?

Gaforrja

Venusi, planet i ftuar në shenjën tënde për gjithë muajin, do të bindë te jetosh një gusht plot ndjenja, emocione e ëmbëlsi. Do të dish të injorosh ndryshimet dhe uljet e humorit  për të gjetur pasionin e duhur për verën.

Ushtrimi i muajit: Gjen 5 gjëra të cilat nuk mund t’i merrni në valixhen e pushimeve, mes tyre edhe impenjimet që ju lidhin me punën.

Kujdes nga Plutoni, trupi i kaltër i cili ndodhet në pozicion të kundërt dhe do t’ju detyrojë të bëni ca llogari. Nëse Venusi ju bën të ndjeshëm, Plutoni do të përpiqet të vërë në diskutim dyshimet tuaja.

Është koha t’i thoni vetes se vera 2017 është një stinë ku kërkohet të njihni masën. Mjaft menduat për efektet dhe pasojat, por përqëndrohuni maksimalisht tek pushimet.

Motoja e muajit: Nëse nuk të pëlqen, mund ta lësh

Luani

Duket se këtë vit e keni shumë seriozisht sepse jo vetëm që do të shijoni forcat më intensive e pasionante që ju ofron Dielli dhe Marsi, por edhe sepse nuk do të keni armiq rrugës që do të pengojnë rrugën tuaj. Dashuria do të jetë në maksimumin e saj në mesin e muajit, kur optimizmi t’ju rrethojë.

Ushtrimi i muajit: S’ka pse prisni ditëlindjen për të festuar.

Kujdes nga hëna e re në mesin e muajit. Do të jetë një moment delikat për raportet tuaja si dhe për marrëdhëniet pasi do të jetë momenti të vendosni se çfarë do të bëni me të ardhmen tuaj.

Është koha të përdorni energjitë qiellore për të bërë maksimumin në çdo drejtim.

Motoja e muajit: Je dakord?

Virgjëresha

Mërkuri do ta bëjë këtë muaj të vallëzojë në mes të yjeve. Dhe do ta bëjë me kënaqësi, duke ju dhuruar mendime, forcë dhe vetëdije, elemente që e bëjnë verën tuaj shumë speciale.

Ushtrimi i muajit: Nëse dikush do t’ju trëmbë, provoni ta sfidoni në datën 10, kur Venusi t’ju bëjë këmbëngëluës dhe bindës.

Është koha të përdorni energjinë e madhe që ju jep mërkuri. Në këto ditë keni fuqinë maksimale për të bërë gjithçka që doni.

Motoja e muajit: Do të gjej momentin e duhur

Peshorja

Jupiteri do t’ju bëjë optimistë dhe do t’ju japë besim në këto pushime, por mos u beso kurrë ideve dhe propozimeve shumë revolucionare  që dikush mund t’ju bëjë.

Ushtrimi i muajit: shtyni situatat që kërkojnë zgjidhje deri në datën 15, sepse do të jetë më e lehtë për ju të besoni tek fati dhe vetja.

Kujdes nga Venusi që do t’ju detyrojë të jeni shumë ambiciozë për përgjegjësitë që keni përsipër në këto momente.

Është koha të provoni të argëtoheni, asgjë  tjetër. Data 7 do të jetë një moment i bukur për të vendosur të bëni gjërat që ju pëlqejnë.

Motoja e muajit: Mund të flasim në një moment tjetër?

Akrepi

Marsi, planeti që preferoni më shumë, do të dominojë qiellin tua jtë gushtit. Dhe do ta bëjë duke iu mbajtur lart pasionin, tensionet erotike, etj. Do të shijoni edhe miqësinë e Venusit, yll që do t’ju ndihmojë të mendoni si duhet dhe do t’ua bëjë të thjeshta marrëdhëniet e të tjerëve.

Ushtrimi i muajit: organizoni një udhëtim pa partnerin. Bëjeni për të kuptuar si është të jesh single.

Kujdes nga dielli, i cili përveç forcës kozmike do  të bëjë që të guxoni përtej mundësive.

Është koha të përqëndroheni tek Venusi dhe Neptuni, planete që tani janë miq dhe do t’ju ndihmojnë të jetoni në mënyrë të relaksuar, të thjeshtë dhe spontane.

Motoja e muajit: kështu jam unë.

Shigjetari

Do të jeni të pavendosur se në  cilin planet (energji) të mbështeteni. Një këshillë? Jetojeni verën ashtu si duhet, me gjëra të lehta, pa probleme dhe mendime të thella.

Ushtrimi i muajit: Vendosni në valixhe një axhendë të saktë në mënyrë që të përmbushni gjithë takimet dhe të shkoni në gjithë vendet që do të donit të shihnit.

Kujdes nga Neptuni, ylli kaotik që mund t’ju jepte përshtypjen se nuk ia dilni dot dhe se nuk do të arrini asgjë konkrete dhe interesante.

Është koha të shikoni tek Saturni. Duke filluar nga data 25, duhet të mendoni për një të tashme më pak të vrazhdë dhe jo aq fort të lidhur me rregullat dhe konvencionin.

Motoja e muajit: kur do të rifilloj?

Bricjapi

Mos harroni që vera është stina e duhur që të shpëtuar nga përgjegjësitë dhe barrat si dhe do t’ju shpëtojë nga ndjesitë e fajit që ju ndjekin edhe gjatë pushimeve. Mos vendosni në valixhe asgjë që ju kujton punën e gjëra si këto.

Ushtrimi i muajit: bëni pushime me njerëz që nuk i njihni shumë mirë, sepse do t’ju mbajnë larg gjërave të zakonshme.

Kujdes nga Jupiteri sepse kësaj here, planeti i madh mund t’ju ndalojë të shkëputeni nga përditshmëria dhe normaliteti. Harrojini njerëzit dhe gjërat që ju thithin energjitë.

Është koha të dëgjoni Mërkurin dhe ftesën e tij për të jetuar gjëra fisnike, inteligjente, të bukura. Mendja juaj do të jetë kurioze, e hapur dhe është e pamundur të limitoheni dhe të mos flisni.

Motoja e muajit: po kjo si bëhet?

Ujori

Do të jetë një muaj që do ta mbani mend për shkak të nxehtësisë erotike dhe pasionit që yjet e planetet do t’u japin këtyre ditëve të gjata. Dielli dhe Marsi d otë jenë një mundësi e vazhdueshme për të provuar e sfiduar dëshirën tuaj për të dashur e për të jetuar momente hot.

Ushtrimi i muajit: Kujtoni që do të ktheheni nga pushimet me ide më të qarta se më parë. Kështu që lëreni çdo vendim për më vonë.

Kujdes nga Marsi, pasi planeti i kuq i pasioneve, seksit dhe erosit  sepse do t’ju sfidojë të jetoni në mënyrë të lehtë dhe të vetëdijshme dashurinë, por jo gjithmonë do të dini të shijoni forcën e qetësisë dhe të jepni më të mirën tuaj. Përdoreni më shumë logjikën dhe ekuilibrat.

Është koha të përdorni qetësinë e pushimeve për të kuptuar se ku shkon zemra juaj, cili do të jetë drejtimi i ndjenjave. Bëjeni sidomos mes datave 21 e 22, kur Dielli dhe Hëna të kuptojnë më mirë pozicionin tuaj afektiv dhe më pas të vendosni. Keni nevojë të dizenjoni një të ardhme.

Motoja e muajit: ku do të shkojmë?

Peshqit

Ulu, merr frymë dhe fillo të luash. Mërkuri dhe Saturni do të jenë të ftuar të gushtit dhe do t’ju detyrojnë të impenjoheni tek dashuria dhe gjëra të tjera të rëndësishme.

Ushtrimi i muajit: kur partneri e ekzagjeron, merr një moment lirie, distance dhe pavarësie. Do të të shërbejë.

Kujdes nga Mërkuri i cili do të jetë ylli i dashurisë dhe ndodhet në pozicion të vështirë.  Veproni me qetësi.

Është koha të përgatiteni për situata dhe realitete të cilat do të fillojnë të funksionojnë në fund të muajit.

Motoja e muajit: Do të të njoftoj.