• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 9 shtator nga Russell Grant


    Dashi

    Gatishmëria juaj për të ndihmuar kudo që është e nevojshme ju rrit reputacionin profesional. Eprorët dhe kolegët tuaj vlerësojnë mënyrën se si përvishni mëngët dhe ndihmoni, pavarësisht nga detyra që keni. Falë qëndrimit tuaj të dobishëm, do t’ju jepet një ngritje në detyrë, ose rritje rroge. Nëse jeni i papunë, do të merrni një ofertë fantastike në fushën tuaj të dëshiruar. Do ta doni shumë këtë punë sa që shpejt do të ngjiteni në karrierë. Është e lehtë të përparoni kur jeni argëtuar mjaftueshëm.

    Demi

    Ju e dini saktësisht se çfarë të thoni dhe çfarë të bëni për të kënaqur partnerin tuaj. Duhet të jeni në sinkronizim perfekt me njëri-tjetrin. Lërini përgjegjësinë e punës për më vonë dhe kënaqni njëri-tjetrin. Nuk do të pendoheni. Nëse jeni beqarë, do të takoni dikë të veçantë në një restorant a dyqan parfumesh. Mos hezitoni ta prezantoni ftesën për një darkë. Do ta shijoni.

    Binjakët

    Paratë nga një investim do vijnë drejt jush. Përdorini për të bërë përmirësime në shtëpi. Nëse nuk e keni ende një, është koha për ta blerë. Do të gjeni pronën e përsosur me një kopsht të mrekullueshëm. Një takim familjar do të jetë shumë argëtues. Një i afërm do të ketë disa histori interesante për t`ju treguar. Pasi t`i keni dëgjuar, do të keni një mendim krejt të ndryshëm për ca njerëz.

    Gaforrja

    Parneri juaj romantik ose ai i punës do marrë një lajm të mrekullueshëm. Kjo do sjellë një ndryshim dhe do t’ju sjellë më shumë para. Festojeni fatin tuaj të mirë. Është kaq e rëndësishme të shijoni kohërat e mira. Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të nënshkruar një kontratë. Hyrja në një marrëveshje me një biznes të rëndësishëm ose me një profesionist të fuqishëm do të krijojë siguri financiare afatgjatë. Do të jetë mirë të mos shqetësoheni për pagimin e faturave.

    Luani

    Jepini të gjithëve atë që iu takon, edhe kolegëve. Do të formoni një aleancë që do t`ju ndihmojë për karrierën tuaj për vitet në vazhdim. Bujaria ju ka shërbyer gjithnjë për mirë. Një punë e re mund të vijë për ju. Kursejeni një pjesë të pagës. Së shpejti, kursimet do të rriten.

    Virgjëresha

    Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Përdorini ato për të fituar zemrën e dikujt, ose për të marrë një kredi. Njerëzit janë magjepsur nga zgjuarsia, sofistikimi dhe inteligjenca juaj. Edhe rivalët do ta kenë shumë të vështirë t’i rezistojnë sharmit tuaj. Shtyni axhendën. Një takim romantik ju bën edhe më tërheqës se zakonisht. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special në një konferencë profesionale.

    Peshorja

    Emocionet tuaja janë një tregues i fuqishëm i asaj që duhet të bëni. Nëse jeni të mërzitur në shtëpi ose në punë, bëni disa ndryshime. Zhvendosja në një pjesë të bukur të botës ose kalimi në një fushë krijuese do t`ju emocionojë. Kjo është një kohë e mirë për familjen tuaj. Të gjithë ndjehen të sigurt. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë një festë, ose të argëtoni veten. Të tjerët mund të bëjnë edhe pa ju, të paktën për ca ditë.

    Akrepi

    Tregojini të gjithëve për ça e keni fjalën, kur flisni. Vetëm të qenit të drejtpërdrejtë mund të sjellë ndryshime. Nuk është e shëndetshme të keni ndjenja zemërimi dhe pakënaqësie. Lajmet e mira për një projekt në grup do të arrijnë deri në veshët tuaj. Është mirë kur puna e të gjithëve vlerësohet.

    Shigjetari

    Karriera juaj do të marrë një nxitje. Do t`ju jepet një pozicion pune më i mirë. Do të jetë lehtësim të shlyeni borxhet. Më e mira nga të gjitha, do të keni mjaft para për të udhëtuar gjerësisht. Nëse punoni, është koha për të kërkuar rritje rroge. Nëse keni biznes, rritni çmimet. Konsumatorët që ju vlerësojnë do të jenë të lumtur t`ju paguajnë për atë që ju vleni.

    Bricjapi

    Personaliteti juaj i fuqishëm ju hap dyert. Mos u befasoni nëse dërgoheni në një udhëtim biznesi. Punëdhënësi  ju beson dhe ka bindjen se ju mund të krijoni përshtypje të shkëlqyer te një klient i mundshëm. Falë aftësisë suaj për t’i dhënë qetësi njerëzve, do të nënshkruani një marrëveshje të shkëlqyer. Një çështje ligjore do të jetë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja. Tani që një çështje është zgjidhur, ju mund të bëni siç dëshironi. Ky është një lehtësim i jashtëzakonshëm.

    Ujori

    Një praktikë shpirtërore ju bën të ndiheni të kënaqur. Jeni shumë i zënë duke shijuar jetën. Kërkimi i gjërave që ju bëjnë të lumtur ose të ngazëllyer do të përmirësojë shëndetin tuaj. Një sëmundje e vazhdueshme do të zhduket si me magji.

    Peshqit

    Miqësia do të kthehet në romancë me shumë pak përpjekje. Është kaq e thjeshtë për t’u dashuruar me dikë që keni njohur prej vitesh. Jo vetëm që ai adhuron pikat tuaja të forta, por argëtohet edhe nga mangësitë tuaja. Ju e doni sensin e tij të humorit. Realizimi i një ëndrre të përjetshme do të jetë një burim krenarie. Jepini vetes një shpërblim të bukur për këtë zgjedhje të guximshme. Trimëria ju ka shërbyer për mirë.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690