• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 9 qershor nga Russell Grant


    Dashi

    Aftësitë tuaja të komunikimit janë shumë të forta. Ndaj jeni i mirë për punët me shitje. Jo vetëm që do të fitoni një shumë parash, por edhe respektin e punëdhënësit, kolegëve dhe rivalëve. Është mirë të fitoni famë në një fushë të caktuar. Kjo nuk është një kohë e mirë për t’u çlodhur. Përmbushni më parë detyrimet tuaja dhe pastaj shkoni për të pushuar. Gjërat bëhen me radhë.

    Demi

    Ju mund të fitoni para nga talenti juaj artistik. Përdorini këto të ardhura për të blerë diçka me vlerë. Nëse i vendosni këto fitime në një fond kursimi, së shpejti do të keni mjaftueshëm për të vënë një depozitë mënjanë për një shtëpi ose një tokë a pronë tjetër. Më pas do mund të udhëtoni të qetë në një vend ekzotik. Do të kaloni bukur duke zbuluar ca zona të reja.

    Binjakët

    Ju jeni simpatik, i mprehtë dhe krejtësisht i papërmbajtshëm. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të promovuar interesat tuaja. Aplikoni për një punë, ose dilni në një takim. Jini realist në lidhje me karrierën. Nëse ju mungon përvoja në një fushë, zgjidhni diçka tjetër. Mos u shqetësoni, shpejt do të gjeni diçka më të mirë.

    Gaforrja

    Puna pas skene në një projekt arti është e këndshme. Imagjinata juaj s`ka nevojë për vëmendjen e askujt. Ju nuk duhet t`ia tregoni punën tuaj askujt nëse nuk dëshironi. Mbajtja e një sekreti ju jep një shkëlqim. Kujdes nga vlerësimi që keni për dikë, ndoshta për një mësues. Ai nuk i di të gjitha përgjigjet. Nëse po kërkoni udhëzime, kthejeni vëmendjen brenda vetes. Intuita kurrë nuk do t’ju orientojë gabim, veçanërisht në çështjet shpirtërore.

    Luani

    Do t`ju ftojnë për t’u bashkuar në një organizatë artistike. Është mirë të qëndroni me njerëz që ndajnë të njëjtën dashuri me ju për bukurinë. Në të kaluarën, njerëzit po ngacmonin imagjinatën tuaj. Mos u mashtroni për një marrëdhënie të ngushtë. Ftojeni një shok ose partnerin romantik për një vakt të shijshëm. Jini të ndershëm në lidhje me një problem të vazhdueshëm që ju shqetëson.

    Virgjëresha

    Mundësitë sociale dhe romantike vijnë nga puna. Njerëzit admirojnë imazhin tuaj. Do të merrni shumë ftesa. Jini përzgjedhës për shoqërinë që mbani pranë. Nëse nuk ndjeni një lidhje të fortë me dikë, nuk do të jeni të interesuar të nisni një marrëdhënie. Dikush që është i sjellshëm dhe i kujdesshëm, së shpejti do të hyjë në skenë, duke hapur zemrën. Do bini në dashuri sa hap e mbyll sytë.

    Peshorja

    Të dashuroheni me dikë nga një kulturë tjetër është një mundësi e mirë. Pikëpamja e tij për botën është simpatike. Do e pëlqeni kuzhinën e vendit të tij. Pakënaqësitë e punës diskutojini. Do bëni një bisedë ballë për ballë me punëdhënësin tuaj . Shpjegoni se si rrethanat ndikojnë në produktivitetin tuaj. Nëse asgjë nuk ndryshon, revoltohuni.

    Akrepi

    Ju mund të merrni një dhuratë, kredi apo hua. Këto para shtesë do t’ju lejojnë të merrni frymë pak më lirisht. Do të jetë një lehtësim. Merrni këtë mundësi për të blerë ca gjëra që i donit prej kohësh. Ju po merrni sinjale të konfuze nga një partner potencial. Merruni me gjëra më të vlefshme se sa të luani me të si macja me miun. Fokusohuni në një projekt.

    Shigjetari

    Mund të krijoni një lidhje së shpejti. Pastaj do vijë fejesa ose martesa. Hyrja në një marrëdhënie serioze është e frikshme por edhe stimuluese. Mund të jetë e nevojshme të bëni disa riparime në shtëpinë tuaj. Mos punësoni një profesionist pa pasur referenca të besueshme. Nëse kjo do të thotë të prisni pak derisa të gjeni një ekspert, ashtu bëni. Nuk luhet me këto gjëra.

    Bricjapi

    Kjo është një kohë e mrekullueshme për të blerë disa rroba. Do të gjeni rrobat që ju pëlqejnë dhe që ju japin shkëlqimin që doni. Mos e gënjeni dikë që ju kërokn një mendim. Nëse s`ju pëlqen diçka bëjani kritikën me kujdes. Në këtë mënyrë, nuk do të shkatërroni as egon këtij njeriu dhe as reputacionin tuaj.

    Ujori

    Fryma rinore po ndriçon gjithçka. Në vend që të shqetësoheni për të ardhmen, përqafoni mundësitë emocionuese. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të filluar punën në një projekt krijues ose për të nisur një marrëdhënie romantike. Kujdes me paratë. Kurseni më shumë se sa shpenzoni për të shmangur problemet financiare.

    Peshqit

    Duhet të shkoni në një takim me familjen. Do të bëni biseda të lezetshme me ta. Do sqaroni edhe një situatë konfuze. Braktiseni veten në fantazi. Ka shumë punë për t’u bërë. Mungesa e një afati kohor mund të jetë shkatërruese për reputacionin tuaj.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post