• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Të gjitha

    Horoskopi për datën 9 prill nga Russell Grant


    Dashi

    Ju nuk dëshironi të jeni një kalë i vogël. Megjithëse është shumë e këndshme që të respektoheni për aftësinë tuaj në një fushë të vetme, ju dëshironi të demonstroni shkathtësinë tuaj. Lëvroni në një industri tjetër, qoftë si nxënës ose punëtor me kohë të pjesshme, do të jetë e dobishme. Bërja e disa ndryshimeve në jetë do të jetë stimuluese. Një mik inteligjent do t`ju rekomandojë një libër, film apo këngë. Kjo do të jetë një burim gëzimi për ju.

    Demi

    Magnetizmi juaj është i jashtëzakonshëm. Njerëzit tërhiqen shumë ndaj jush. Pjesëmarrja në një konkurs do t`ju nxjerrë fitues. Vëreni theksin tek aftësia juaj për të bërë njëherësh shumë detyra. Do të përballeni me një dilemë. Edhe pse nuk ju pëlqen të diskutoni për politikën në ambiente të ndryshme, është e rëndësishme të flisni tani.

    Binjakët

    Në punën tuaj të vështirë do ketë disa kthesa. Njerëzit duan të shikojnë talentin dhe shkathtësinë tuaj. Nëse keni dashur të fitoni famë për aftësitë tuaja të komunikimit, tani është koha e përkryer për ta bërë këtë. Publikoni një artikull ose regjistroni një podcast. Kujdesuni që ta lini mënjanë nervozizmin tuaj. Ju shqetëson nisja e një projekti. Kur hasni pengesa, zemëroheni. Merrni frymë thellë për të shmangur një shpërthim të tmerrshëm.

    Gaforrja

    Tërheqja në një vend të fshehtë, privat do t’ju japë një shans për të rimbushur bateritë tuaja. Në vend që të kontrolloni vazhdimisht celularin tuaj për mesazhe, fikeni atë. Jepini vetes një shans për të qenë vetëm me mendimet tuaja. Kështu do fokusoheni më shumë në çështjet personale. Kapni këtë mundësi për të bërë kontrolle mjekësore, për të përpunuar dokumentet dhe për të bërë punët e shtëpisë. Deri kur të mbaroni, do të jeni gati të ktheheni në jetën publike.

    Luani

    Ju nuk keni mëdyshje për ta vendosur veten larg nga turma. Shkuarja kundër rrymës tërheq shumë vëmendje. Nëse keni biznesin tuaj, ofroni diçka thellësisht të ndryshme nga konkurrenca. Kjo do t’ju bëjë më të begatë. Bërja e një plani afatgjatë ju mban të fokusuar. Ju jeni një person shumë ambicioz i cili nuk ka ndërmend ta harxhojë kohën kot. Bashkimi me një organizatë profesionale do të përmirësojë perspektivat tuaja profesionale.

    Virgjëresha

    Mos i fshihni ambiciet tuaja. Bëjani të qartë të gjithëve që doni të arrini në krye. Do keni shumë ndihmë në dispozicionin tuaj. Këta janë njerëzit që keni mbrojtur dhe përkrahur për vite me radhë. Nëse keni dashur ndonjëherë të jeni të vetëpunësuar, kjo është një kohë e mirë për të ndërmarrë një nismë të re. Çdo punë që përfshin arsimin, komunikimin ose udhëtimin do jetë shpërblyese. Ju jeni shumë të mirë në përhapjen e informacionit dhe zgjerimin e horizonteve.

    Peshorja

    Ju jeni gjithmonë gati për të ngritur zërin ndaj padrejtësive. Gjithkush në situatën tuaj do ndihej i lodhur nga abuzimi nga një profesionist i fuqishëm ose institucion. Kërkesa juaj elokuente për drejtësi do sjellë ndryshime pozitive. Ju mund të lëvizni malet. Një udhëtim do t’ju mbajë të zënë.

    Akrepi

    Aftësia juaj për t’u nënshtruar transformimit dramatik, nxit imagjinatën e publikut. Gjithkush dëshiron të shohë se çfarë do të bëni më pas. Gjetja e një rruge të fuqishme për t`u shprehur duhet të jetë përparësia juaj. Hidhini emocionet tuaja në pikturë, shkrim, vallëzim ose duke luajtur në ndonjë instrument muzikor. Ka shumë kimi mes jush dhe një të sapoardhurit dinamik. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, shikoni punën tuaj. Mos bëni asgjë që mund të lëndojë të dashurin tuaj. Mund të jetë qejf të flirtosh, por mund të shkaktosh trazira nga kjo sjellje.

    Shigjetari

    Dikush do t’ju kërkojë të negocioni një marrëveshje. Gatishmëria juaj e lehtëson situatën. Të gjithë e dinë se jeni të sinqertë. Qëndroni në humor. Kjo do të hapë rrugën për një marrëveshje që kënaq të gjitha palët. Ju jeni të lodhur nga qëndrimi me mirësjellje në heshtj, ndërkohë që dikush ju dëmton. Ndihuni të lirë të përballeni me këtë njeri edhe në një vend publik. Do të zihet ngushtë e s`do merret më me ju.

    Bricjapi

    Gjetja e një mundësie për të zhdukur frustrimin dhe stresin tuaj do t`ju forcojë. Nuk ka rëndësi nëse shkruani në një ditar, plotësoni një fjalëkryq ose mësoni si të luani me një instrument muzikor. Duke pasur një devijim nga përgjegjësitë personale dhe profesionale do të çlironi tensionin. Ndajini detyrat në hapa të vegjël dhe të menaxhueshëm. Keni vetëm dy duar. Do i mbyllni detyrat kur të jeni të mirë me veten së pari.

    Ujori

    Ju jeni një magnet dashurie. Njerëzit tërhiqen nga mendja dhe pamja juaj. Nëse jeni vetëm, do të zgjidhni mes dy admiruesve. Zgjidhni atë që ju duket më intelektual. A keni një partner? Bëni një udhëtim të këndshëm së bashku. Një projekt kreativ do të jetë më i kërkuar sesa prisnit. Mund të jetë e nevojshme të bashkëpunoni me një artizan. Ju mund të përqendroheni në gjërat e mëdha, ndërsa ai të kujdeset për çështjet e vogla që juve ju shpërqendrojnë.

    Peshqit

    Ju jeni shumë mbrojtës ndaj atyre që doni. Krijimi i një themeli të sigurt për të afërmit dhe të dashurit është përparësia juaj. Merruni pak edhe me  veten. Kjo është një kohë e mirë për të magazinuar qilarin, për të përgatitur ushqim të shijshëm e për të rregulluar shtëpinë. Nëse keni menduar për blerjen e një shtëpie pushimi, kjo është një kohë e mirë për të kërkuar një.

    *Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.