HOROSKOP

Horoskopi për datën 9 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Dikush kërkon të fitojë zemrën tuaj. Është ndjesi e mrekullueshme të ndihesh pjesë e dëshirës së dikujt. Lejojeni adhuruesin tuaj t’ju çojë në një restorant të shtrenjtë, t’ju blejë dhurata dhe t’ju mbushë me kompliemente.

Nëse keni një partner, dëgjojini këshillat e tij rreth realizimit të diçkaje. Po të punoni bashkë, do të arrini gjithçka keni dëshiruar që kur ishit të rinj.

Demi

Kjo është periudha e përshtatshme për të përmirësuar veshjet tuaja. Jepini vetes lejen për të shpenzuar pak më shumë se zakonisht. Do t’i çmoni këto blerje për vite me radhë. Edhe nëse mendoni se nuk jeni mjaftueshëm të kualifikuar, keni shansin të luani një rol të përgjegjshëm në fushën që dëshironi.

Binjakët

Qetësia që ju karakterizon është një magnet në dashuri. Nëse jeni të vetmuar, do të zgjidhni mes dy admiruesve të cilët kanë për qëllim t’ju fitojnë zemrën. Zgjdihni atë që ju trajton më mirë dhe me respekt.

Nëse doni të kaloni disa momente me veten, bëjeni, një amrrëdhënie pasionante do ju sjellë disa ndryshime të rëndësishme. Jeni të lodhur nga humbja e kohës me gjërat që ju sjellin gëzim.

Ndryshoni mënyrë jetese.

Gaforrja

Ju pëlqen të krijoni një atmosferë të këndshme që i fton njerëzit të qëndrojnë. Ka një arsye pse të gjithë duan t’ju vizitojnë. Nëse dëshironi të kaloni disa momente të vetmuara në këtë parajsë, lini vetes këtë kënaqësi. Një marrëdhënie e pasionuar ju bën të bëni disa ndryshime të rëndësishme. Ju jeni të lodhur nga humbja e kohës dhe burimeve tuaja të çmuara për gjërat që nuk ju sjellin gëzim. Mos u shqetësoni për mendimet e njerëzve të tjerë dhe hyni në një mënyrë jetese të ndryshme.

Luani

Këshillohet të bëni një udhëtim për kënaqësi. Dashuria juaj rutinë mundet që ndonjëherë t’ju mërzisë dhe t’ju bëjë apatikë. Ndaloni çfarë jeni duke bërë dhe prenotoni disa pushime. Edhe nga një pushim i shkurtër mund të përfitoni shumë. Mund të takoni edhe dikë special gjatë rrugës. Marrja e inciativës në një marrëdhënie partneriteti, do të sjellë eksperienca të kënaqshme. Keni instinkte të mirë përsa i përket zgjedhjes se cilat restorante, dyqane apo eksperienca do të jenë argëtuese për të dy ju. Nëse tundoheni për të vizituar një pikë jot ë zakontë turistike, provojeni.

Virgjëresha

Nuk do të ketë një kohë më të përshtatshme për të ndjekur një punë mjaft fitimprurëse. Keni gjithë inteligjencën, eksperiencën dhe kreativitetin për ta fituar këtë pozicion. Mos jinni I ndrojtur për të diskutuar arritjet tuaja me një punëdhënës potencial. Promovimi i vetvetes është pjesë e proçesit intervistues. Aftësia juaj për të ecur shpejt ju bën një kandidat të dëshiruar për këtë pozicion. Në vend që të shqetësoheni t’i bëni gjërat siç duhet që në fillim, lëreni veten të gaboni. Jeni një nxënës i shpejtë.

Peshorja

Në vend që të prisni për dashurinë që doni, përpiquni ta materializoni atë. Kur përconi mirësjellje, dhembshuri, vlerësim dhe afeksion, do të rimerrni të njëjtat gjëra në këmbim. Qofshi vetëm ose të lidhur, cilësia e marrëdhënies tuaj do të përmirësohet. Provojeni dhe do ta shihni. Të punoni në një projekt kreativ do të tërheqë gjithashtu romancën. Nuk jeni asnjëherë më i lumtur se sa kur ushtroni imagjinatën tuaj. Ndani kohë mënjanë për të shkruar, për të dëgjuar muzikë ose dizenjuar. Vetmia do të zëvëndësohet nga kënaqësia.

Akrepi

Dhembshuria juaj e thellë shtron rrugën për marrëdhënie kuptimplota. Më mirë të keni 2 ose 3 miq të vërtetë sesa një tufë me të njohur rastësorë. Të bëni një sakrificë personale për dikë që e doni do të jetë shpërblyese për të dy ju. Zhvendosuni me një të afërm, zgjeroni shtëpinë që të strehoni një mik në vështirësi ose merrni një kafshë shtëpiake. Sa më shumë hapësirë të bëni në zemrën tuaj për të tjerët, aq më i lumtur do të jeni.

Shigjetari

Të shkoni në një festë të madhe do të jetë shumë argëtuese. Nxiteni veten për të marrë pjesë, edhe pse energjia juaj mund të mos jetë në maksimum. Do të gjallëroheni sërish sapo të hyni në derë. Nëse po kërkoni dashurinë, mund ta gjeni atë me një mik të vjetër. Bisedat tuaja stimuluese do të ndërtojnë rrugën për një takim pasionant. E keni tashmë një partner? Bëni një kurs bashkë. Diskutimi rreth ushqimit ose të studioni bashkë për provime do të forcojë lidhjen tuaj.

Bricjapi

Një mundësi sensacionale karriere është në dorën tuaj. Aftësia juaj për t’i bërë klientët të ndihen të vlerësuar ju bën personin perfekt për këtë pozicion. Vini në pah shërbimin tuaj të klientit dhe aftësitë ndërpersonale gjatë procesit intervistues. Sjellja juaj e hijshme do të lërë përshtypje mjaft të mira. Një dëshirë e fortë për para do t’ju shtyjë të kërkoni maksimumin e pagesës. Aftësitë tuaja superiore e justifikojnë një pagesë të mirë. Mos hezitoni të kërkoni atë që vleni. Do të merrni paratë që dëshironi.

Ujori

Bindjuni impulsit për t’u larguar në një udhëtim të shkurtër luksi. Edhe pse nuk jeni veçanërisht materialist, i gëzoheni udhëtimit me stil. Punoni me një agjent udhëtimi që ka eksperiencë në marrëdhëniet me klientët si ju. Ata do të mundësojnë që ju të përfitoni plotësisht nga udhëtimi. Në vend që të humbni kohë të vlefshme thjesht duke pushuar, ju do të lëvizni nga njëri vend në tjetrin me plot entuziazëm. Mbani një ditar dhe kthejini bredhjet tuaja në një roman.

Peshqit

Jeni i pasionuar pas artit, muzikës, kërcimit dhe formave të tjera të të shprehurit në mënyrë kreative. Shumë persona nuk i kuptojnë fiksimet tuaja, por kjo nuk duhet t’ju frenojë në ndjekjen e interesave tuaja. Sa më shumë fokusoheni në idetë që ju emocionojnë, aq më të lumtur do të jeni. Puna private në një projekt kreativ do të jetë më shpërblyese se diskutimi i këtyre përpjekjeve. Gjëja e fundit që doni është të dekurajoheni nga një kritik që nuk e vlerëson vizionin tuaj. Jepini imagjinatës një mundësi, nuk do t’ju lërë në baltë.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant