Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 9 mars nga Russell Grant


Dashi

Pavarësia financiare është përparësia juaj. Mund të drejtoni edhë një biznes tuajin. Mos e krahasoni veten me rivalët. Jepini vetes mundësinë për të dëgjuar zemrën tuaj. Para se të promovoni një ide të guximshme, zhvillojeni atë në fshehtësi. Gjëja e fundit që dëshironi është t1ju shkurajojë dikush. Duke dëgjuar instinktet tuaja dhe duke punuar shumë, do kapni majat.

Demi

Bindjuni një impulsi që ju thotë të kaloni kohë vetëm. Zhvillimi i një ideje të mirë do durim. Gjëja e fundit që dëshironi është të mbingarkoni orarin tuaj me detyra të zakonshme. Bëni një pushim, ose planifikoni një udhëtim në një strehë të izoluar. Një koncept i mrekullueshëm do të marrë kompimenta. Jeni me të drejtë krenar për arritjet tuaja. Pavarësisht nga presioni i madh për t’u përshtatur me disa standarde arbitrare, ju këmbëngulët të shkonit në rrugën tuaj. Vazhdoni të jepni më të mirën tuaj.

Binjakët

Ju jeni duke administruar mrekullisht ndryshime të mëdha. Jepini vetes mundësinë për të qenë fleksibël. Kur të miratoni një qëndrim ngazëllyes, gjërat do punojnë në avantazhin tuaj. Frika është vetëm një pritshmëri negative. Shmangeni ankthin. Jini të gatshëm për të sfiduar supozimet me të meta të liderit. Rivendosni idetë tuaja me fakte dhe shifra të besueshme. Do të jetë praktikisht e pamundur të debatojnë me logjikën tuaj.

Gaforrja

Cinikët këmbëngulin se hiletë janë mënyra e vetme për të ecur përpara në jetë. Ata nuk mund të ishin më të gabuar se kaq. Jini të ndershëm edhe kur të jeni nën presion për të gënjyer. Sfidoni kundërshtarët. Njerëzit presin që t’i zgjidhni problemet e tyre. Nëse nuk doni të kushtoni shumicën e kohës tuaj për dilemat e tyre, ju duhet t’i inkurajoni ata që të gjejnë zgjidhje vetë.

Luani

Duke vlerësuar ata që ju shërbejnë do t`ju ndihmojnë edhe më shumë. Jini bujar me këshilla, lëvdata dhe referime. Kur dikush bie poshtë pritshmërive tuaja, komplimentojini të paktën përpjekjet. Mjaft me kritika. Një takim i mbushur me pasion ju bën të ndiheni sikur po fluturoni.

Virgjëresha

Përshtatja me një partner që është emocionalisht i pjekur është e rëndësishme. Ju jeni lodhur duke u marrë me rebelët. Kërkoni dikë që ndan të njëjtën dëshirën me ju për stabilitetin, besueshmërinë dhe besnikërinë. Përkundër pritjes, ky bashkim do të mbushet me surpriza të këndshme. Një mundësi për të botuar një libër, apo per të regjistruar një këngë është rrugës.

Peshorja

Merrni përgjegjësinë për ndjenjat tuaja. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni keq pa lejen tuaj. Kur ju konsumoheni nga trishtimi, frika apo zemërimi, nuk ndiheni mirë. Vetëkujdesja do të veprojë si një magnet për dashuri, fat dhe para. Një përvojë e kënaqshme pune është rrugës. Është koha të paguheni mirë për aftësitë tuaja.

Akrepi

Merrini seriozisht impulset tuaja. Mos i thoni vetes se nuk është një kohë e mirë për të bërë një pushim, për të rënë në dashuri ose për të nisur një projekt arti. Kur bëni atë që doni, bëhet shumë më e lehtë për të zgjidhur problemet. Njerëzit do t’ju trajtojnë më mirë dhe do të gëzoheni. Një udhëtim për kënaqësi do t’ju japë një dimension të ri për jetën. Udhëtoni drejt një vendi që ju bën të ndiheni mirë.

Shigjetari

Një sipërmarrje e re do të vendosë më shumë para në llogarinë tuaj bankare. Nëse merrni një ofertë të mirë, pranojeni atë. Mos mendoni se do të keni oferta më të mira. Thjesht pranoni me mirënjohje. Përdorini të ardhurat për të blerë diçka të shkëlqyer. Nëse jeni të shqetësuar për të ardhmen, bëni një tenxhere supë. Piqni një copë bukë. Pastroni banjën ose sistemoni bodrumin. Ankthi juaj do të zëvendësohet nga kënaqësia.

Bricjapi

Zbatoni një detyrë të rëndësishme me përkushtim. Në vend që të përpiqeni të bëni shumë punë në të njëjtën kohë, kushtojini një detyre të veçantë vëmendjen e plotë. Puna me një grup do të jetë më e dobishme nga sa pritej. Ju do të dëgjoni ide të ndryshme për ta bërë komunitetin tuaj një vend më të këndshëm për të jetuar. Disa sugjerime do të tingëllojnë absurde në fillim. Jepini atyre një shans për t’i provuar, përpara se t’i hidhni poshtë.

Ujori

Planifikimi i kujdesshëm mund t’ju ndihmojë të kultivoni një pasuri. Duke devijuar automatikisht një pjesë të çdo rroge në kursime, do gjeni një punë më fitimprurëse. Bëni disa kërkime dhe merrni vendime të ndërgjegjshme. Vizioni juaj, i kombinuar me fleksibilitetin e dikujt tjetër, është një kombinim i mirë. Jini të gatshëm të pezulloni rezervimet tuaja dhe të hyni në një partneritet biznesi.

Peshqit

Miqtë e besueshëm janë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Mos lejoni që krenaria t`ju bëjë të mos pranoni ndihmën. Nëse doni një punë, ose një mundësi krijuese, një bashkëpunëtor i mirë do t`ju vijë në ndihmë. Jini të qartë për atë që dëshironi. Bukuria, zgjuarsia dhe guximi juaj tërheqin shumë admirues. Mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë këtyre njerëzve.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.